Presidenti Nishani ngre flamurin në Vlorë, e pranishme dhe Kodheli (FOTO)

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore kushtuar 104-vjetorit të Pavarësisë

Presidenti ishte sot paradite i pranishëm në ceremoninë zyrtare me rastin e 104-vjetorit të Pavarësisë, të mbajtur në Sheshin e Flamurit dhe të Monumentit të Pavarësisë në qytetin historik të Vlorës.

Flamuri ynë Kombëtar kuq e zi u ngrit në prani të Kreut të Shtetit dhe autoriteteve të larta shqiptare në Sheshin e Flamurit dhe më pas, të pranishmit zhvilluan homazhe në varrin e Ismail Qemalit, ku Presidenti Nishani vendosi një kurorë me lule dhe u përul me nderim para veprës dhe kujtimit të Atit Themelues të Shqipërisë së pavarur.

 

SHKARKO APP