Krijohet kompania shtetërore Albgaz me vlerë mbi 359 milionë lekë

hoqërisë shtetërore të naftës Albpetrol do t’i shkëputet pjesa që ka të bëjë me gazin. Qeveria ka miratuar dje (7 dhjetor), një vendim që krijon një kompani të re të quajtur “Albgaz”, e cila do të jetë me kapital 100 për qind shtetëror. Kjo kompani sipas vendimit të qeverisë, do të funksionojë si një operator i kombinuar duke kryer veprimtarinë e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të gazit natyror.

“Kapitali fillestar për krijimin e shoqërisë “Albagaz”, sh.a., të jetë 359 068 000 (treqind e pesëdhjetë e nëntë milionë e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë. Kjo vlerë e kapitalit fillestar përfaqëson vlerën me të cilën do të zvogëlohet kapitali i shoqërisë “Albpetrol”, sh.a., pas shkëputjes së njësisë së gazit”, thuhet në pikën 2 të vendimit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, ndjekin procedurat e nevojshme për:

a) regjistrimin e zvogëlimit të kapitalit të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a., transferimin e vlerës së kapitalit të zvogëluar te shoqëria “Albgaz”, sh.a., si dhe përmbylljen e procedurave për regjistrimin e shoqërisë “Albgaz”, sh.a., në Qendrën Kombëtare të Biznesit;

b) emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërive “Albgaz”, sh.a., dhe “Albpetrol”, sh.a., duke respektuar kufizimet e përcaktuara në ligjin nr.102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”.

Deri më 31 dhjetor të vitit të ardhshëm, aktiviteti i shoqërisë do të financohet nëpërmjet fondeve që do të sigurohen nga  marrëveshja e huas, e lidhur me shoqërinë “Albpetrol”, sh.a., dhe/ose fondet që siguron mbi bazën e marrëveshjeve me institucione financiare dhe/ose donatorë vendas apo ndërkombëtarë.

vendimi

Vendimi i qeverisë

SHKARKO APP