Kryeministri serb mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të Francës për Haradinajn
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë pas vendimit për lirimin me kusht të Ramush Haradinajt nga Gjykata e Colmarit
Mediat serbe “Blic” thotë se seanca do të mbahet nesër në orën 10:00, menjëherë pasi Vuçiq të kthehet nga India, transmeton Gazeta Express. Në këtë mbledhje do të diskutohet vetëm për lirimin e Haradinajt.
Ramush Haradinaj u lirua sot më kusht nga Gjykata në Colmar pasi qëndroi 1 javë në paraburgim./GazetaExpress/
Ne foto: Ramush Haradinaj duke ne gjykaten franceze