Lirimi i Haradinajt, Basha: Padrejtësia mos përsëritet më

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se rasti i Haradinajt nuk duhet të përsëritet më. Në një reagim për mediat pas lirimit me kusht nga burgu në Francë, Basha tha se Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por janë njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj politik.

Basha: Jam i gëzuar që drejtësia franceze ka marrë një vendim që lehtëson padrejtësinë ndaj Ramush Haradinajt. Uroj që drejtesia e plotë të bëhet sa më parë dhe Ramushi të lihet sa më shpejt i lirë për t’u kthyer në Kosovë.

Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por janë njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj politik.

Ka vetëm një garanci që kjo padrejtësi ndaj Kosovës të mos përsëritet më: të detyrohet Serbia të anullojë urdhër arrestet për luftëtarët e Kosovës.

Kjo është detyra kryesore e qeverisë tonë: trysnia ndaj Serbisë dhe kerkesa ndaj vendeve të tjera për të ushtruar trysni mbi Serbinë.

SHKARKO APP