Meta: Vendimi për Haradinaj, jo i plotë. Të çlirohet nga çdo akuzë serbe

Kanë reaguar politikanët kryesorë shqiptarë pas vendimit të gjykatës franceze. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta tha se . “Zoti Ramush Haradinaj duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur”

Ilir Meta: “Ramush Haradinaj duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur”

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta mirëpriti vendimin Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të padrejtë të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj duke vene ne dukje se gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar, duke e çliruar Kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia. “Zoti Ramush Haradinaj duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur. AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë,” nenvizoi Meta.

mee

Lirohet me kusht Ramush Haradinaj. Nuk lejohet të dalë nga Franca

Gjykata e Colmar në Francës vendosi sot lirimin me kusht të Ramush Haradinajt, i cili u arrestua më 4 janar për shkak të një urdhërarresti të vitit 2004 të Serbisë. Pas shqyrtimit të dokumentacionit për rreth një orë, ka vendosur që Haradinaj të lihet i lirë me kusht që të mos dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë. Avokatja e Haradinajt në fjalën e saj thotë se Serbia është duke bërë lojë me ndalimin e Ramush Hardinajt. Mbrojtja franceze i ka treguar trupit gjykues se Haradinaj është gjykuar në Hagë ku edhe është shpallë i pafajshëm për akuzat e ngritura nga Serbia. Avokatja kërkoi lirimin e menjëhershëm të klientit të saj. Ministria serbe e drejtësisë i ka dërguar Francës të martën kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt me disa dokumente, të përkthyera në gjuhën frënge. Serbia  thotë se e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm.

Tashmë fjalën e fundit do ta thotë drejtësia franceze, e cila do të vendosë nëse Haradinaj do të ekstradohet në Serbi, apo do të lirohet. Haradinaj u arrestua në datë 4 Janar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ku akuzohet për krime lufte në Kosovë. Presioni ka qenë i madh ditët e fundit, nga Kosova dhe Europa për lirimin e Haradinajt, por edhe nga Serbia ka lobuar fuqishëm, që kreu i AAK, të ekstradohet në Serbi. Për lirimin e ish-komandatit të UÇK, nuk kanë munguar as protestat në Kosovë, Shqipëri, por edhe në shumë vende të Europës dhe Amerikës.

Rama: Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vendimin e Gjykatës së Francës që liroi me kusht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush. Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare. Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!”, -shkruan Rama.

Nga Sali Berisha

Urdhër-arresti i Beogradit për ndalimin e Ramush Harajdinajt dhe paraqitja këto ditë e kërkesës për ekstradim, dëshmon edhe një herë se ora e udhëheqjes aktuale të Beogradit për Nikoliçin ka mbetur në kohën e Sheshelit, kurse Vuçiç në kohën e nismës së tij “një shtëpi për Ratkon”.

Ky akt konfirmon dhe një herë, jo vetëm albanofobinë e verbër të Beogradit ndaj shqiptarëve, por dhe hipokrizinë e plotë të dyshes Nikoliç-Vuçiç në procesin e dialogut me Kosovën, përpjekjen e tyre për destabilizimin e rajonit duke besuar se nëpërmjet konfliktualitetit dhe destabilizimit do mund të rigjallerojnë ëndrrën e tyre makabre të Serbisë së Madhe.

Unë i bëj thirrje autoriteteve gjyqësore franceze të heqin menjëherë kushtin e bazuar jo në të drejtën ndërkombëtare, por në mandat-arrestin politik të xhelatëve të Beogradit.

Iu rikujtoj me këtë rast atyre, se takspaguesit francezë paguajnë një gjykatë të veçantë ndërkombëtare për verifikimin e akuzave për krime lufte në Kosovë, por edhe se ata që kanë firmosur mandatin e arrestit politik për ish-kryeministrin e Kosovës, kanë bërë të njejtin akt në verbërinë e tyre ndaj udhëheqësve politikë të vendeve anëtare të BE.

Madje nuk kanë ngurruar të dënojnë me dekada burg në mungesë, udhëheqësit kryesorë të këtyre vendeve, përfshirë këtu dhe ish-presidentin e Francës, Zhak Shirak.

Une i bëj thirrje Bashkimit Europian të dënojë me ashpërsi, mandatin e arrestit dhe kërkesën për ekstradim për ish-kryeministrin e Kosovës dhe të rivlerësojë qëndrimin e Serbisë në procesin e negociatave me Kosovën dhe me Bashkimin Europian, jashtë çdo impresioni të lojës kongentiale me dy porta të “Rusisë së vogël” në Ballkan!”

Acarohen marrëdhëniet Serbi-Shqipëri

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç i ka dërguar sot një letër Sekretatrit të Përgjithshëm të Interpolit . Sipas tij, kërkesa e  ministrit të Brendshem të Shqipërisë, Saimir Tahiripër të rivlerësuar urdhër-arrestin për Ramush Haradinajn, përfaqëson një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshme për sovranitetin serb. Kërkesa e Ministrit Tahiri përfaqëson një ndërhyrje të rëndë dhe të papranueshem për sovranitetin e shtetërore të Republikës së Serbisë, që është një anëtarë me të drejta të plotë I Interpolit,  ka thënë Stefanoviç. “Jam thellësisht i bindur se një organizatë si, Interpoli, duhet të ruajë fokusin ligjor  duke shmangur çësthje me konatacion politik”, shkruan Stefanoviç, sipas agjencisë serbe Kurir.

Nga ana tjetër, Prokuroria për Krimet e Luftës në Serbi deklaroi se nuk do të heqë dorë nga çështja kundër Ramush Haradinajt. Sipas kësaj prokurorie, Haradinaj ka rrëmbyer, torturuar dhe masakruar civilëve serbe në vitet ’98-9’9. Ai akuzohet drejtpërdrejt për 63 vrasje, shkruan media serbe Kurir.

Sot gjykata franceze ka liruar me kusht kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn. Sipas vendimit të gjykatës, Haradinaj duhet të paraqitet dy herë në javë tek autoritetet dhe të qëndrojë në territorin francez deri në vendimin përfundimtar. Lirimi me kusht i ish-komandantit të UÇK-së vjen dy ditë pasi Ministria e Drejtësisë në Serbi i dorëzoi autoriteteve të Parisit kërkesën për ekstradimin e tij.

Vuçiç: Haradinajn e dua në Beograd

Kryeministri i Serbisë, Aleksadër Vuçiç, ka reaguar për arrestimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është arrestuar në Francë para disa ditësh në Francë, në bazë të një flet arresti të lëshuar nga Serbia. “Shqiptarët janë shumë mirë të lidhur me njëri-tjetrin, edhe të shkaktojnë probleme reale dhe bezdi në vendet pritëse. A ka hyrë dikush në thelbin e çështjes? Lëreni këto muhabete se a është diçka kundër shqiptarëve apo kundër kujtdo tjetër. A e keni pyetur veten se mos ndoshta ne mbrojmë kriminelë lufte?”, është shprehur ai për televizionin publik të Serbisë duke shtuar se këtë pyetje ai jua drejton të gjithë atyre që kanë tentuar t’i dërgojnë mesazhe dhe ta telefonojnë për t’i kërkuar që Serbia të mos kërkojë ekstradimin e Haradinajt. “Nuk më shkon në mendje që të mbrojë kriminel lufte, ashtu si nuk kam mbrojtur edhe ata që kishin kryer krime dhe mbanin emrat dhe mbiemrat tanë”, ka deklaruar Vuçiç.

Reagimi i kryeministrit serb ka ardhur pas protestave të shumta të zhvilluara nga shqiptarët në Evropë dhe SHBA, për të kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt. Një protestë e cila kërkonte lirimin sa më të shpejt të Haradinajt u zhvilluar edhe ditën e sotme në Tiranë, përballë ambasadës franceze.

Lajme të tjera në “Koha Jonë” për çështjen Haradinaj:

Pacolli kërkon që Haradinaj të hiqet nga lista e INTERPOL

Kryeministri serb mbledhje të jashtëzakonshme pas vendimit të Francës 

Avokatja franceze e Haradinajt: Kërkesa për ekstradim duhet të refuzohet

Avokati: Ja sa do të zgjasë lirimi me kusht i Haradinajt

Fotografi nga seanca ku u shqyrtua lirimi i përkohshëm i Haradinajt

Blic: Ish-presidenti Behgjet Pacolli “blen” lirimin e Haradinaj

SHKARKO APP