Pacolli kërkon që Haradinaj të hiqet nga lista e INTERPOL-it
Aktualitet Kosova E Diel, 9 Maj 2021 11:28
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Haradinaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të hiqet nga lista e INTERPOL-it, pas lirimit të tij me kusht.
“Sapo është liruar nga ndalimi policor, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Tani ai duhet të hiqet nga lista e Interpol-it dhe të kthehet në vendin e tij, sa më parë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.