Rama: Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vendimin e Gjykatës së Francës që liroi me kusht ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. “
Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush. Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon
Momenti po ashtu, për të vlerësuar përpjekjet politike dhe diplomatike të autoriteteve në Tiranë e në Prishtinë, si edhe për të falenderuar çdo qytetar kudo ku i dha zë përpjekjes së përbashkët kundër një padrejtësie spektakolare.
Respekt për institucionet e drejtësisë franceze, që bënë drejtësi; një shembull më shumë për të çmuar vlerën jetike të drejtësisë së drejtë!”, -shkruan Rama.