Basha: Ka një mënyrë që të mos vidhen zgjedhjet, votimi elektronik

Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehet se të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t’i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm.

Ka një mënyrë qe të mos vidhen zgjedhjet dhe të respektohet vota e qytetarëve: votimi dhe numërimi elektronik. Është i thjeshtë, i pamanipulueshëm, i provuar dhe plotësisht i realizueshëm dhe me kosto më të ulët se sistemi që kemi. Votimi elektronik zgjidh shumicën e problemeve që kemi pasur përherë me zgjedhjet.

Zgjedhje të ndershme pa votim elektronik mund të ketë aq sa ka sot shëndetësi falas. Të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t’i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm”, shkruan Basha.

SHKARKO APP