“Tërbohet Nikoliç”: Shqiptarët po kërkojnë luftë me Serbinë, por do ta pësojnë

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç thotë se çdo tentativë e Prishtinës për të shkaktuar konflikt do të përfundojë keq. Ai mbajti një qëndrim të tillë pas një takimi me Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Beograd, që erdhi pas incidentit me trenit që ishte parashikuar të kalonte nga Beogradi në Mitrovicë, për herë të parë pas 18 vitesh.

“Disa po mendojnë për shqiptarët dhe mbështetësit e tyre. Ne do të veprojmë në përputhje me kushtetutën e Serbisë. Kosova është ligjërisht pjesë e Serbisë”, tha Nikoliç.

Sipas tij e shtuna ishte dita kur dy vendet ishin buzë një konflikti, edhe pse tha Nikoliç Beogradi u përpoq ta fshinte një gjë të tillë.

“Emergjenca e Forcave Speciale të Kosovës ishte një shenjë se shqiptarët po kërkojnë luftë”, tha Nikoliç, raporton faqja serbe “B92”.

Presidenti serb shtoi se për këtë arsye, ai dhe Kryeministri Vuçiç morën vendimin për ta ndaluar trenin.

“Çdo gjë ishte buzë një konflikt që do të shkaktonte me dhjetëra të vdekur dhe një Zot e di”, u shpreh Nikoliç.

Ai theksoi se Serbia pret nga BE-ja përgjigje nëse është e saktë deklarata e kryeministrit Isa Mustafa se Prishtina dje për të gjitha ka pasur pajtueshmërinë e Brukselit.

Gjithashtu tha se pret që një nga temat e ardhshme të dialogut duhet të jetë treni, respektivisht liria e lëvizjes.

Nikoliq gjithashtu theksoi se veprimet e Prishtinës me rastin e trenit kanë qenë “përpushjet e fundit të administratës amerikane në largim”.

SHKARKO APP