Basha: Sjellja e Beogradit destabilizuese, Rama të mos reagojë vetëm në Facebook
Kreu i PD, Lulzim Basha në një dalje publike para mediave i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të reagoj sa i takon ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë. Teksa i cilësoi provokime të radhës, arrestimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, treni i nisur nga Beogradi, apo dhe ndërtimi i murit në Mitrovicë, ndërsa ka dënuar sjelljen e Beogradit.
“Sjellja dhe gjuha e Beogradit risjell në vëmendje aktet destabliizuese dhe kërcënuese për paqen në rajon dhe kthim në regjimin e Millosheviçit. incidentit dhe provokimi me trenin dhe fletë-arresti i vjetruar, dhe fillimi i ndërtimit të një muri në Mitrovicë janë pjesë e një plani të mirë përgatitur që shkon përtej propagandës. Shqipëria duhet të jetë njëzëri në mbështetej të Republikës së Kosovës. Ky plan cënon stabilitetin e Kosovës dhe Rajonit dhe kërkon një përgjigje të mirë përgatitur nga të gjithë palët dhe interesat e të cilit preken nga interesat. Kjo përgjigje duhet ë përshkallëzohet dhe shpaloset në rrafshin diplomatik.”, tha Basha.
Ndër të tjera Basha tha se PD i ofron mbështetje institucioneve të Kosovës, ndërsa gjuha e Beogradit është me tone destabilizuese. “Momenti nuk është për t’ju rikthyer lojërave të brendshme politike apo konsumit politik i kërkoj Zoti Rama që të bëjë më shumë sesa reagim në FB. Unë pozita jemi të gatshëm që të japim ndihmë dhe kontributin tonë të plotë për një përgjigje dhe reagim nga Shqipëria zyrtare ndaj Kosovës dhe si anëtare e NATO-s për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj situate”,- pohoi kryetari i opozitës.