Sot Donald Trump do të betohet si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.
Të gjithë sytë do të jenë në Capitol të SHBA pasi Z. Trump do të zëvendësoje zyrtarisht presidentin Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Manjati i pronave fitoi një fitore të papritur në zgjedhjet e nëntorit, pas një fushate të diskutueshme.
Rreth 800,000 deri 900,000 njerëz kanë udhëtuar për në Uashington, edhe pse nuk është e qartë se sa po vijnë për të festuar inaugurimin dhe sa për të protestuar kundër tij.
Mijëra policë janë vendosur shumë kilometra perpara turmave të vendosura si pjesë e një operacioni të gjerë të sigurisë. Ndërkohë në Nju Jork, mijëra njerëz morën pjesë në një miting, ku dhjetëra të famshëm dhe politikanë shprehen shqetësimet e tyre për presidentin e zgjedhur .
Duke iu drejtuar mbështetësve në natën e enjte në një koncert para inaugurimit, zoti Trump u zotua për të unifikuar Amerikën, të sjellë ndryshim dhe të bëjë te madhe vendin serish “për të gjithë popullin tonë”.
Trump do të bëjë betimin para mesditës sipas kohës lokale dhe ne oren 17:00 sipas ores europiane nga Shefi i Drejtësisë John Roberts, dhe do të bëjë fjalimin e tij të parë. Presidenti i ardhshëm përurohej historikisht më 4 mars, por periudha e vonesës është shkurtuar kur Amendamenti i 20-të cili u ratifikua në vitin 1933.
Në ceremoni do të marrin pjesë ish-presidentët e zonjat e para, duke përfshirë Bill Clinton dhe gruaja e tij Hillary, e cila ishte dhe kundërshtarja e Z.Trump, në zgjedhjet e fundit.
Të vetmet mungesa do të jetë 92-vjeçari George Bush Senior, i cili është në spital duke u trajtuar për probleme të frymëmarrjes, dhe gruaja e tij Barbara.
Anëtarët e Kongresit do të jetë atje, edhe pse më shumë se 50 anetare te familjes demokrate kanë thënë se do të bojkotojnë ngjarjen.-
BBC/Përshtati:Marjana Doda