Zv/kryeministri Peleshi: Pa LSI nuk bëjmë dot asgjë
Deklaratat e forta politike dhe akuzat e deputetëve të LSI-së se policia është kthyer në një institucion politik që po bëhet gati për “të futur hundët” në zgjedhjet e 18 qershorit, kanë marrë edhe përgjigjen e zv/kryeministrit Niko Peleshi.
Nga vendi i tij, Korça, Peleshi u ka dhënë përgjigje akuzave duke kërkuar që të mos ketë deklarata të tilla në këto kohë kur reformat janë në kulm, e që sipas tij “Reforma në Drejtësi është reforma e të gjitha reformave në vend”.
“Më kanë habitur disa deklarata. Të gjithë presin që qeveria të punojë. Kemi para Reformën në Drejtësi që është reforma e reformave.
Vettingu kërkon kontribut dhe nuk të lë kohë të merresh me lojëra politike. Në presim nga LSI-ja që ti japim vrull dhe impulsin e duhur reformave.
Të mos humbasë puna jonë. Kemi detyra të mëdha dhe nuk ngelet kohë me lojëra politike”, është shprehur Peleshi nga Korça