LSI/ Erisa Xhixho: Shkarkimi i Manjanit, iniciativë e Ramës

LSI ka njoftuar se me lajmin për shkarkimin e Ylli Manjanit nga ministri i Drejtësisë është njohur sot paradite. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, Erisa Xhixho tha se shkarkimi ishte iniciativë e zotit Rama.

Erisa Xhixho: Sot paradite kryeministri Edi Rama njohur Ilir Metën me iniciativën e tij për lirimin nga detyra të Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Kryetari Ilir Meta zhvilloi një takim me kryesinë e LSI për ta informuar me iniciativën e kryeministrit Edi Rama. Në takim u konkludua që LSI të propozojë zotin Petrit Vasili ministër të Drejtësisë bazuar edhe në rolin e tij si anëtar i komisionit në reformën në drejtësi. Duke shpresuar në këtë mënyrë koordinim të mirë të punës dhe në bashkëpunim politik brenda qeverisë. Gjithashtu kryesa ekzekutive e LSI vendosi të propozojë Luan Ramën si kryetar të Grupit Parlamentar të LSI .

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=zmsLFgdIRF0&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP