Ministri Arben Ahmetaj: Aleanca me LSI është e fortë. Jemi bashkë në zgjedhje

Më i sakti dhe më korrekti në qeveri, ministri i Financave Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë zërat për ndarje të koalicionit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Duke folur për News 24, pas një takimi me kryeministrin Edi Rama, Ahmetaj theksoi se aleanca PS-LSI është e fortë dhe do të vazhdojë të funksionojë edhe pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Padyshim që e shoh bashkë edhe pas 18 qershorit. E shoh bashkë aleancën dhe shumë të fortë. (Debatet) Janë elemente normale të zhvillimit të një marrëdhënieve. Është gjëja më normale që të ketë debate dhe të jenë brenda një etike politike. Aleanca është e fortë”, tha Ahmetaj.

Sa i përket pretendimeve për dorëheqjen e Manjanit, Ahmetaj mohoi të të ketë dijeni për këtë, ndërsa refuzoi të komentonte për ndryshime në qeveri.

Unë nuk di gjë për këto (largimin e Manjanit) dhe nuk është në tagrin tim. Aleanca ka ndryshuar vendin, nga një vend i falimentuar në një vend me rritje ekonomike”,- tha ministri Ahmetaj. Ministri i Financave Ahmetaj njihet si mik dhe këshilltar pa hile i kryeministrit Rama dhe duket se Arben Ahmetaj ia ka dalë të fitojë mbi lobin në PS i cili nuk do LSI në krah në zgjedhje. Një përçarje mes Ramës dhe Metës do krijonte katrahurë në të majtën shqiptare, duke mundësuar rikthimin e PD-së në pushtet. Aq me tepër që PS-ja nuk është në kohën e saj me të mirë elektorale. Njihet tashmë një grup antiMeta në PS, por që me marifet kërkon dhe kokën e Edi Ramës në tepsi. Vetëm një përplasje PS-LSI mund ta shkatërrojë Ramën, pse jo dhe Ilir Metën.

Ndërkohë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur poshtë zërat për dorëheqje ose shkarkim nga detyra që mban në kabinetin “Rama”. Në një status në Facebook, pak minuta pas mesnate, Manjani informon se nuk ka dhënë as dorëheqje dhe as di që të jetë shkarkuar nga Kryeministri. Reagimi i Ministrit Manjani vjen pas shumë spekulimeve në media për shkarkimin e tij nga Kryeministri Edi Rama.

Natyrisht që ministri i drejtësisë  Manjani e ka anashkaluar me finesë atë që mund të ketë ndodhur vertet mes tij dhe kryeministrit. Mbetet të shikohet nëse do të sakrifikohet koka e ministrit të drejtësisë, pasi Rama ka takuar Metën sot nga ora 10.17.

Qëndrimi i plotë i Manjanit në Facebook:

Mirëmbrëma,
Miq e të njohur më informuan këtë mbrëmje të diele, që portalet kanë shkruar mbi dorëheqjen e më pas shkarkimin tim nga Qeveria. Këto lajme lidhen edhe me anulimin e një konference për shtyp timen.

Dëshiroj tu informoj se:

1. Nuk kam dhënë dorheqje nga detyra! Smë ka shkuar ndërmend një gjë e tillë!

2. Nuk kam asnjë njoftim zyrtar që të jem shkarkuar!

3. Konferencën për shtyp e kisha thirrur për të anoncuar paketën e ndryshimeve në legjislacionin Penal pas dakortësimeve që kam marrë nga kolegët e mi ministra dhe aktorë të tjerë të interesuar!

E anulova këtë gjë për arsye thjesht shëndetësore!

Natën e mirë!

Lexoni edhe: 

Manjani nuk është shkarkuar. Kush po e fut zjarrin në Koalicion?

PS: Më mirë qeveri me Bashën sesa me Metën

Ministri Tahiri akuzon LSI-në si “Fronti i së keqes”!

Zv/kryeministri Peleshi: Pa LSI nuk bëjmë dot asgjë

Meta flet për herë të parë për përplasjet PS-LSI

SHKARKO APP