Ministri Ylli Manjani shkarkohet
Pas replikave të ditëve të fundit mes ministrave të PS dhe LSI dhe një praglufte mes palëve duket se Edi Rama dhe Ilir Meta kanë dalë mbi interesat e ditës dhe qejfmbetjet e ministrave në zona elektorale të caktuara.
Të dy janë takuar sot në zyrën e Metës përmbi 43 minuta. Edi Rama i shqetsuar për bashkëpunim, kurse Meta i merakosur për të të mbajtur premtimet ndaj elektoratit të dhëna me 23 qershor 2013.
Pavarësisht ndonjë keqkuptimi duket se liderët kanë gjetur hapësira zgjerimi për të kaluar ngërçin e krijuar për shkak të dëshirës së nxituar të ministrave për të ecur më shpejt se koha e mundshme në premtime.
Sipas informacioneve, pothuaj të besueshme, tregohet se dy liderët ishin në formë dhe në humor, çka tregon se edhe biseda ka vijuar mes kësaj atmosfere, e cila dukej si gazmore. Mësohet se palët janë të interesuara me shumë të shohin përpara drejt 18 qershorit dhe vizionit europian të vendit.
Në fund të takimit ministri Manjani është rënë dakort të shkarkohet dhe në vend të tij shkon Petrit Vasili, kryetari i grupit parlamentar të LSI.
Lexoni dhe:
Shkarkohet nga detyra Ylli Manjani
Rama mbledh me urgjencë grupin e PS
Luan Rama, kryetar i Grupit Parlamentar të LSI
Ja pse u largua nga detyra Manjani