Rama mbledh me urgjencë grupin e PS
Pas takimit kokë më kokë me kreun e LSI, Ilir Meta, Edi Rama ka shkarkuar ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani.
Ministri i ri i Drejtësisë është emëruar Petrit Vasili ndërsa vendin e kreut të Grupit Parlamentar të LSI do e zërë Luan Rama.
Në orën 13:00 shefi i kabinetit qeveritar do mbledhë Grupin Parlamentar të PS nga ku pritet të zbardhet gjithçka, lidhur edhe me fatin e koalicionit ndërsa paralelisht ish-ministri tanimë, Ylli Manjani do të dalë në një konferencë për mediat ku do të flasë lidhur me shkarkimin nga detyra që do të hedhë dritë edhe mbi sherrin e tij me shefin e qeverisë.