Erion Braçe nuk pranon qeveri besimi siç kërkoi Meta
Pas deklaratave të kryetarit të LSI-së Ilir Meta se duhet një qeveri besimi, ka reaguar deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe. Në një mesazh në faqen e tij në ‘Facebook’, Braçe pohon se nuk e ndan pushtetin me ish-kryeministrin Sali Berisha, as në tavolinë dhe as me zgjedhje.
REAGIMI
Une nuk ndaj pushtet me Sali Berishen!
As ne tavoline e as me zgjedhje apo pas tyre!
Nje vote kam ne Kuvend;
E kam prej atyre njerezve te shumte,
qe me kane votuar ne zgjedhjet e vitit 2013-te,
per te mbeshtetur, votuar, nje qeveri te Partise Socialiste.
Jo te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike e te tjerave si ajo apo bashke me te.
Une nuk kam besim tek Partia Demokratike!
Zero!
Nuk kam patur kurre!
Pushteti i afert, i perbashket, ende i patretur i asaj partie,
ka pushkatuar mu ne mes te bulevardit!
Besimi tek vrases me pushtet,
kryeminister e minister per te vrare,
nuk mund te jete besimi im!
Nuk mund te jete as besimi qe une mund ti detyroj shqiptareve,
me vote ne tavoline!
Gjaku i te pushkatuarve prej ketij pushteti uleret akoma!
Kete nuk mund te ma kerkoje kush!
Ne cilendo forme,
perfshire qeverine Teknike apo qeverine e Besimit!
Qeveri qe nuk ka dale nga zgjedhjet, qeveri qe nuk eshte votuar nga populli, nuk mund te votohet nga une.
As ne partine time e as ne koalicion.
Per me teper kur sot ka vec nje koalicion rreth e rrotull:
Koalicioni kunder reformes ne Drejtesi!!
Njerez jini vigjilent!
Gjithcka qe po ndodh nuk ka lidhje me zgjedhjet. Fare.
NUK KA ZGJEDHJE PA DREJTESI!
GARANTI I ZGJEDHJEVE ESHTE DREJTESIA!
ASNJE POLITIKAN, DREJTESIA!
Ajo qe po pushkatojne eshte reforma ne drejtesi.
Reforma ne pushtetin real, garantin e lirive dhe te drejtave te cdo shqiptari, por me te korruptuarin ne kete vend.
Ky pushtet nuk u rrezua kurre,
pavaresisht vullnetit te njerezve, shprehur me vote masive.
Qeveria e ketij Pushteti nuk eshte me legjitime,
ajo duhet rrezuar-jo qeveria e Edi Rames,
mu sic Kushtetuta e bllokuar prej tyre thote, sanksionon, kerkon, vendos!
Une per kete e kam nje vote!!