Skenari për atentat ndaj Bashës, flet Adriatik Llalla
Kryeprokurori Adriatik Llalla nga takimi në Prokurorinë e Durrësit, foli lidhur me aludimet për një atentat të mundshëm ndaj kreut të opozitës Basha. Ai u shpreh se nuk ka mbërritur ende dosja për këtë çështje.
“Nuk ka mbërritur ende dosja për atentatin ndaj kreut të Partisë Demokratike. Kur të mbërrijë dosja do të hetohet akuza”, tha Adriatik Llalla.
Ndërkaq, kreu i organit të akuzës deklaroi se gjatë takimit të sotëm është diskutuar për sasitë e mëdha të trafikut të drogës nga Durrësi drejt Italisë, ndërsa në lidhje me këtë çështje ka nisur edhe një hetim.
“Kemi diskutuar për problemin e trafikut të drogës në sasi të mëdha nga Durrësi drejt Italisë dhe për këtë çështje kemi nisur edhe një hetimet, ku përgjegjësit pritet të dalin para drejtësisë”, tha Adriatik Llalla.