FOTO/ ‘San Siro’ i stërmbushur, kjo është pamja e mrekullueshme

Arena më e madhe e futbollit italian, e ashquajtura “Scala e Milanos” tashmë po stërmbushet.

Giuseppe Meazza si stadium rrallë ndodh të mbushet me 85 mijë shikues.

Dhe, sot është një rast i tillë ku në 12:30 fillon takimi ku stadiumi pritet të jetë për plot me tifozë.

Në këto momente vijnë imazhe nga stadiumi epik, shkruan Telegrafi, të cilat e shfaqin atë më të bukur se kurrë në panoramën fantastike që ky impiant ofron.

Interi dhe Milani luftojnë për pozita që dërgojnë në Ligën e Evropës, teksa orari i papërshtatshëm për Evropë është ndikuar nga tregu aziatik. / telegrafi

SHKARKO APP