Manjani: Politika e konfliktit arriti të dalë mbi ligjin. Ligjërisht ska zgjedhje me 18

Politika e konfliktit ia arriti të dalë mbi ligjin, duke bërë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mos drejtohen më nga ligji, as Kushtetuta.

Është ky qëndrimi i ish-ministrit të Drejtësisë, njëherësh anëtar i Kryesisë së LSI-së, Ylli Manjani, i cili përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin “Twitter” shkruan se me mos regjistrimin në KQZ të koalicioneve dhe kërkesës për shtyrjen e afatit të regjistrimit, tashmë ligjërisht s’ka zgjedhje më 18 qershor.

“Tashmë zgjedhjet nuk drejtohen nga ligji,as Kushtetuta! Politika e konfliktit ja arriti të dalë mbi ligjin! Ligjërisht ska zgjedhje me 18!”- shkruan Ylli Manjani‏ në reagimin e tij.

SHKARKO APP