Basha: Dialogu me negociatorët e BE do dështojë prej Ramës

Kryeopozitari Lulzim Basha u shpreh sot nga çadra e protestës se negociatat me të dërguarit e Brukselit do të dështojnë.

Sipas Bashës, kjo është përgatitur nga Rama në këto 48 orë, duke kujtuar demokratët se ditën e hënë do të nisë qëndresa e opozitës që do të përhapet në mbarë vendin.

Rama ka paralajmëruar këta 48 orë, dështimin e negociatave para se të mbërrijnë negociatorët europianë. Por ne jemi për qeveri e zgjedhje të lira e qeveri që i garanton ato”.

“Qendrese te henen. Rama mos bej gafe te projektosh opozite te re”
Basha është ndalur dhe në deklaratat e Ramës bërë sot nga Gjirokastra ku kryeministri theksonte se ata që janë sot në çadër bënë vitin ’97. Kreu i PD tha se jo vetëm që ky vit nuk kthehet kurrë, por dita e hënë do të dëshmojë kush janë në të vërtetë njerëzit e çadrës.

Basha u ndal tek deklaratat e Ramës se, nëse PD nuk hyn në zgjedhje, PS do ketë përgjegjësinë të marrë përsipër barrën e së djathtës para elektoratit. Në këtë pikë Basha kërcënoi Ramën që të mos e marrë mundimin ta bëjë këtë, pasi sic tha Basha, populli do e nxjerrë zgupthi.

“Opozita do u zëvëndësoka me një opozitë që do e bëka ai pas një 18 qershori, por ky është deliri i një njeriu që u bezdiska nga opozita dhe e emëroka vetë opozitën.
Ne vetë e kemi hetuar një vend të tillë, se konfirmoj sot se në emrin tim dhe në emrin e çdo shqiptari se kjo ditë nuk do të kthehet kurrë dhe kushdo qoftë bën hesape të tilla dhe të likujdojë opozitën të bëjë gati valixhen para se populli ta ngrejë zgupthi”.

Sulm portalit te Brukselit
Basha sulmoi dhe portalin ‘Eureporter’ ku në një artikull theksonte frikën e BE ndaj dhunës që mund të shpërthejë në Tiranë pas thirrjeve të Bashës për qëndresë.
Basha u kujdes që portalin ta shqiptonte, ‘por’hale’.

Jemi të vendosur se propaganda e Ramës synon të trembë shqiptarë, sot thotë që ishim ne që bëmë ‘97, po i ka në krah ata që bënë vitin ‘97, me Ruçi e shokë.
Por po ta them, ‘97 për prapanicën tënde nuk do të ketë kurrë. Populli nuk do përçahet, do bashkohet, ne jemi totalisht të vendosur ta çojmë betejen tonë në fitore, ne jemi gati ta bëjmë këtë pa u thyer një gotë, pa u këputur nga lulet, hiq dorë nga përçarja e kërcënimet.

Kishte shkruajtur një port’hale evropiane dhe disa nga mediat tona e morën si lopë dhe e përtypën. Po pse ai që kishte shkruajtur lajmin, Martini është Europa? Do të ketë qëndresë ditën e hënë dhe në ditët në vijim derisa populli ynë i vendosur të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe me votë të shporrë, korrupsionin, dhe ti hapë rrugën Shqipërisë së lirë, moderne, demokratike që nuk vjen nga autorët nga autorët e drogës e krimit, por do vijë kalëruar nga një popull i tërë”.

“Lu hiqi vizën Ramës, ndaloji SHBA-në”
Kreu i PD bëri thirrje publike drejtuar ambasadës amerikane në Tiranë për t’i ndaluar udhëtimin në SHBA, Edi Ramës.

Basha vijojë akuzat edhe ndaj George Soros duke e cilësuar si mercenar që e ka ndihmuar Ramën për ta kapur drejtësinë përmes Reformës.

Kreu i PD u tregua i ashpër edhe me ambasadorin amerikan Donald Lu, teksa tha se po përdor dy standarde për vizat e udhëtimit. Duke iu referuar heqjes së vizës ndaj disa gjyqtarëve dhe prokurorëve, Basha tha se Lu po përdor dy standarde.

Sipas tij, Edi Rama ka përgjegjësi penale para SHBA-ve për donacionet në favor të fushatës së Obamës dhe fotografisë me ish-presidentin amerikan.
Ambasadori amerikan ti heqë vizën Ramës se është faktuar si shkelës i ligjit në fushatën e presidentit Obama. Nuk ka dhe nuk mund të ketë dy standarde, dikujt i hiqet viza dhe dikujt i hiqet viza, dhe ndaj përsëris kërkesën time publike, hiqi vizën amerikane Edi Ramës”.

“Presidenti”
Kryedemokrati Lulzim Basha u ndal edhe në zgjedhjen e presidentit duke garantuar se ai do të dalë nga vullneti i popullit. Basha tha se populli po i prish pazaret Rama-Meta ndërsa opozita është e gatshme të votojë Vettingun vetëm pas qeverisë teknike.
Kanë heshtur Rama e Meta për një president të zgjedhur nga populli. Pse kanë heshtur se populli ka prishur pazarin për një president nga populli.
Në vend që të coheshin të dy dhe të bashkoheshin me iniciativën tuaj, për një president të zgjedhur nga populli kanë 24 orë që heshtin sepse në projektin e Ramës vetëm populli nuk figuron
”.

SHKARKO APP