Partia Republikane: Të hënën të bllokojmë rrugët dhe autostradat e vendit
Dita e hënë se do jetë shumë e tensionuar jo vetëm në Tiranë. Opozita po përgatitet për të bllokuar, për një orë, krejt rrugët e Shqipërisë. Ndërkohë bllokimi i autostradave dhe rrugeve kryesore ka qenë në qendër të mbledhje në Policinë e Shtetit të cilët po marrin masa për të mos i lejuar, sidomos në disa akse kryesore. PD-ja ka udhëzuar militantët e saj që me blloqe te mëdha betoni, makina me zhavorr dhe gurë të bllokohen rrugët. Ndërkohë Partia Republikane përmes një deklarate për shtyp bën thirrje për mbështetje masive gjatë ditës së hënë. Republikanët bëjnë thirrje për protesta deri në rrëzimin e qeverisë.
Nga e diela në darkë policia e shtetit kalon në gadishmeri të lartë, duke patrulluar rrugët kryesore me forca speciale dhe trupa ushtarake.
E hëna nuk do jetë ditë e lehtë për Shqipërinë. Dhe jo vetëm e hëna. Nëse nuk ka zgjidhje politike, situata do precipitojë keq dhe me pas nuk dihet rrugëdalja nga kaosi.
DEKLARATE PER SHTYP E PARTISE REPUBLIKANE
Partia Republikane i bashkohet fuqimisht protestës opozitare ditën e hënë. Ne i bëjmë thirrje republikanëve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë t’i bashkohen ditën e hënë protestës paqësore nga ora 11.00 deri në orën 12.00 duke bllokuar akset nacionale.
Por kjo thirrje shkon gjithashtu për çdo të ri dhe të re, burrë dhe grua, të moshuar, qytetarë pa parti, që të na mbështesin në këto akte, të cilat kanë për qëllim të bashkojnë të gjithë shqiptarët kundër kësaj kaste të korruptuar qeveritarësh.
Partia Republikane është e vendosur që në Shqipëri do të ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për ne nuk ka më kthim prapa.
Edi Rama dhe të gjithë aleatët e tij bashkëqeverisës janë fajtorë për këtë gjendje që po mban peng vendin tonë drejt rrugës evropiane.
Shqipëria është e mbuluar nga droga, korrupsioni, nga lulëzimi i bandave kriminale dhe totalishte e pasigurtë.
Të gjithë këto elementë na sjellin në përfundimin që në Shqipëri nuk mund të bëhen zgjedhje të lira me këtë kryeminstër dhe me këtë qeveri. Ne jemi të vendosur dhe të palëkundur në kërkesat tona. Ne nuk tërhiqemi nga kërkesat për qeveri teknike, që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo nuk është një kauzë për të ardhur në pushtet, por është një kauzë dhe një luftë për t’I kthyer pushtetin qytetarëve.
Asnjë karrige qeveritari nuk vlen sa vota e secilit shqiptar të ndershëm.