Propozimi i Idrizit: Krizën politike ta zgjidhin gratë

Ndërkohë që vendi ndodhet në një situatë tejet të acaruar politike, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi në një takim në Akademinë e Arteve në Forumin e Gruas të PDI, ka dhënë propozimin e fundit, ku sipas të cilit do të mund të nxirrte vendin nga ky ngërç.

Idrizi tha ditën e sotme që të hënën duhet të mblidhen forumet e gravë të PS, LSI, PD dhe PDIU dhe se ato do të jenë të vetmet që do t’o japë zgjidhje këtij lëmshi politik.

“Ne propozojmë që ditën e hënë të mblidhen forumet e grave te PS, LSI, PDIU e PD që të zgjidhin krizën. Ky është propozimi i fundit i PDIU. Kemi propozuar pakt Kombëtar për krizën, iu drejtuam presidentit për një tryezë. Është vullneti politik që po na mban në kriza të paarsyeshme. Unë sot e kam një propozim. Para se të presim që dikush të na vijë nga jashtë të na zgjidhë krizën. U propozoj forcave politike që përpara se të na vijnë nga jashtë. Ne u renditëm force e dytë politike në Tropojë e Delvinë, ku kryetaret e PDIU ishin gra. Sa herë gratë dhe vajzat kanë qenë në detyra publike ajo detyrë është realizuar më së miri. Nuk mbaj mend të ketë pasur akuza për korrupsion për ministre gra, apo sjellje të deputeteve në parlament si ajo që kanë burrat”, përfundoi Idrizi.

SHKARKO APP