Shpërthen Braçe: Luli je budalla! Të hënën ke përballë popullin, jo policinë

Kriza politike ka bërë që dhe fjalimet e politikanëve të jenë të ashpra dhe të mbushura me fyerje dhe kërcënime ndaj rivalëve politike.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe në një postim në Facebook ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të PD-së.

“Ky është “budalla legjendar”! Domethënë, Budallai i Tiranës që nuk lë popullin të votojë, kërkon llogari: Pse heshtni për zgjedhjen e presidentit nga populli?! Lyl nuk ka të dytë, veç një dhe budalla!”,- shkruan Braçe në Facebook.

Në një tjetër postim Braçe shkruan se rrugët nuk po i bllokohen Edi Ramës por popullit dhe se këtë do ketë përballë në vend të policisë. Deputeti socialist akuzon opozitën për bllokimin e drejtësisë, Kushtetutës dhe ekonomisë.

STATUSI I DEPUTETIT

“Nuk ke popull or Lyl! Nuk ke popull! Ky është problemi yt dhe është problem i madh.

I ke të gjithë me vete; ish-kryeministrin vrasës dhe hajdut, njeriun që ka 25 vite që i merr shpirtin këtij populli; i vodhi pasurinë kombëtare që vlente, nëntokë e mbitokë, përfshirë dhe një copë të jashtëzakonshme det, çfarë mbeti e shkatërroi, për të varfëruar gjithnjë e më shumë popullin e për të bërë zengjin racën e ngushtë të tij; E trashi kështu zullumin kundër popullit të tij kur i përvëloi në zjarr baruti në një biznes kriminal që kthente në pasuri për të e familjen e tij, tamam pasuri kombëtare të këtij populli e që duhej kthyer në të mire publike për popullin, tamam atë popull që ngriti krye dhe ai e vrau pa pikën e mëshirës mu në mes të bulevardit!!

Ti ishe me të Lyl! Ishe ministri i tij hajdut, antishqiptar e darovitës i territorit të këtij populli, që duhet të vrisje si Ai, me pushkën e shtetit ndaj popullit që ngriti krye kundër zullumit tuaj.

Me ty Lyl, por edhe me të, janë sot të gjithë ish-ministrat tuaj, ata të 1996-ës e ata të fundit, “të rinjtë” hajdutë të 8 viteve tuaja të sistemit më të korruptuar që vodhi popullin dhe e vrau atë.

Nuk mungon asnjë nga ata, janë me ju, përditë, ashtu tufë, siç kanë vilat që u bënë me paratë e popullit më të vjedhur e më të vrarë në Evropë, nga Qerreti në Lalëzin e famshëm vetëm fal jush! Por me ju janë edhe prokurore e gjykatës, thika e tmerrshme e padrejtësisë së sistemit tuaj kriminal, thika e mprehtë me të cilën ju, të gjithë bashkë, politikanë, deputetë, ish-ministra e deri tek kryeministri juaj, të paprekshëm, i rropët dhe lëkurën e fundit këtij populli, për t’i bërë të pasur ata-me drejtësinë e shitur e blerë për popullin, gjithnjë të pabarabarte me ju para ligjit, të cilin këta e bënë çelik për t’u dhënë imunitet e paprekshmëri ju, hem kur vidhnit e hem kur vratë!

Këta jeni! Të gjithë bashkë. Rrugët, nuk do i bllokoni të hënën kundër Edi Ramës. Rrugët po ja bllokoni popullit, popullit që e urreni se nuk është me ju, popullit që e luftoni se kërkon drejtësi për ju, të gjithë, tufën e vogël sa ju të hajduteve dhe vrasësve nga Qerreti në Lalëz, shtuar me ca të tjerë në Farkë. Keni bllokuar Drejtësinë që populli kërkon, keni bllokuar Kushtetutën që popullin garanton, kërkoni të bllokoni ekonominë që për popullin vlen; Tani kërkoni ta ndaloni të lëvizë, i lirë e i qetë në vendin e tij, jo tuajin, kurrë tuajin.

Këtë vend ju, ti mbi të gjitha e urren, thjesht e përdor për ambicien tënde për t’u kthyer edhe një herë të vjedhësh e të vrasësh, e përdor thjesht si mburojën tënde nga drejtësia që duhet të vijë edhe për ty, edhe për ju! Të hënë edhe një herë do jeni përballë ju dhe populli, as policia e as ushtria, ju-hajdutët dhe vrasësit, nga ish-kryeministri deri tek faturuesi i sistemit tuaj zhvatës dhe populli, viktima juaj e përhershme, por edhe varrmihësi yt, juaji! Pas të hënës është e martë dhe është dita e drejtësisë!

SHKARKO APP