Bllokimi i trafikut/ Rama i përgjigjet protestës së PD me “një prej engjëjve mbrojtës”
Pas thirrjes së kryetarit të PD, Lulzim Basha për bllokim kombëtar të trafikut në mbarë vendin, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim mëngjesi me një foto të një prej policeve rrugore.
“Ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të një prej “engjëjve mbrojtës” të rregullit në rrugët e vendit,” e nis Rama urimin në Facebook duke iu referuar vajzës me emrin Ermela Lika, që sipas kryeministrit ka kryer me rezultate të shkëlqyera Akademinë e rilindur të Sigurisë dhe është një prej 888 grave të cilat i janë bashkuar forcave të rendit tre vitet e fundit.
Urimi i plotë
MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të një prej “engjëjve mbrojtës” të rregullit në rrugët e vendit ?
Ermela Lika, pasi ka kryer me rezultate të shkëlqyera Akademinë e rilindur të Sigurisë është bërë pjesë e #PolicisëQëDuam bashkë me 888 gratë dhe vajzat me gradë, të cilat i janë bashkuar forcave të rendit tre vitet e fundit.
Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës të Policisë së Shtetit, që me përkushtimin dhe profesionalizimin e saj apo të tij, ka bërë të mundur kthimin e besimit të qytetarëve tek uniformat blu.
Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot.