Bumçi: Policia provokoi protestuesit
Nga rreth rrotullimi i Milotit në Lezhë, deputeti i PD-së Aldo Bumçi pohoi se deri tani situata vijon të jetë e qetë, ndërsa akuzoi Policinë e Shtetit se kërcënoi dje qytetarët. Në një prononcim për ‘News24’ Bumçi theksoi se policia provokoi turmën.
“I bëj thirrje shqiptarëve pavarësisht presionit antiligjor iu bë nga policia, se do i filmojmë dhe do i bëjnë ndjekje penale. Por ligji nuk kërkon që të merret leje, por të njoftohet. Protesta është paqësore. Disa punonjës policie kanë tentuar që të provokojnë qytetarët, pasi kanë filmuar ata duke i bërë protestë. Ata duhet tri hapin rrugë kërkesës paqësore për krijimin e qeverisë teknike. Shqipëria nuk mund të kthehet në plantacione droge. Në këto kushte nuk ka zgjedhje. Qeveria teknike është kërkesa minimale. Ne do vijojmë me protesta paqësore. Do ishte një pjesëmarrje më e lartë nëse nuk do kishim pasur një veprim kriminal nga ana e Policisë së Shtetit, por ne kemi pjesëmarrës në protestë”, tha Bumçi.