Dy mënyrat e protestës/ Kur Rama ishte në opozitë dhe sot Basha në opozitë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Bu5NOBlW_go” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Z3kFAyqqh30″ width=”560″ height=”315″]

Dy pamje të ndryshme të të bërit opozitë. Sot opozita e Bashës ka ndërmarë një aksion për bllokimin e rrugëve. Por gjashtë vite më parë ishin socialistët e Ramës bllokonin plot 8 akse rrugore të vendit; digjnin goma makinash dhe bllokonin rrugët me gurë.

Dy videot që po sjellim sot janë njëra e ekranit të Vizion Plusit që atëherë ishte më pranë opozitës dhe tjetra nga TV klan që në atë kohë mbulonte propogandën e Berishës. Nga të dyja kuptohet mirë një paradoks: se si protestonin dhunshëm socialistët dhe se çfarë propogande bënte pushteti kundër tyre.

Shikojini këto dy video për të kuptuar se si janë vënë palët sot në role qesharake.  PS-ja digjte asokohe, kurse sot PD-ja këndoi hymin kombëtar.

Natyrisht nuk po flasim për kohën e opozitës së Berishës, pasi ishte kohë djegie dhe shkatërrimi. Po të krahasosh gomat e djegura të PS-së me djegiet e kohës së Berishës së I-rë, natyrisht janë si nata me ditën e ku nata ishte PD-ja. Por sot opozita e Bashës është shumë e kulturuar në raport me PS-në e viteve 2005-2013 të Edi Ramës.

Shpresojmë te mbetet kështu ndonë lajmet vijnë se nuk duron më PD-ja. Në Kavajë do ketë përplasje, gjë që nuk duhet lejuar. Ndaj duhet marrëveshje patjetër.

Në foto: Nga protesta e PS-së kur ishte në opozitë

Në foto: Lulzim Basha në protestën e bllokimit të rrugëve

SHKARKO APP