Ekspertët e Avokatit të Popullit monitorojnë protestën e PD

Partia Demokratike zhvillon  sot një protestë masive duke bllokimin  rrugëve në gjithë vendin.

PD ka caktuar deputetët përgjegjës për mbarëvajtjen e protestës. Mësohet se tek “Sheshi Shqiponja” përgjegjës do të jetë Edi Paloka. Te kryqëzimi i Teknologjikut përgjegjës do të jetë Flamur Noka. Te rrethrrotullimi i Plugut, përgjegjës do të jetë Arben Ristani, ndërsa te rrethrrotullimi e Milotit përgjegjës do të jetë Aldo Bumçi dhe te rrethrrotullimi i Bradasheshit  përgjegjës do të jetë Edmond Spaho.

Ndërkohë Avokati i Popullit,  Igli Totozani, ka urdhëruar grupin e ekspertëve të Seksionit të Veçantë në institucion, që të monitorojnë nga afër protestën e opozitës, e paralajmëruar për ditën e sotme.

Ekspertët e Avokatit të Popullit do të qëndrojnë në të gjitha pikat hyrëse në kryeqytet, që nga sheshi “Shqiponja”, “Pallati me shigjeta”, si dhe në “Rrugën e Elbasanit”.

Pjesë e detyrave kushtetuese të Avokatit të Popullit është edhe monitorimi i respektimit të së drejtës së protestës nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

SHKARKO APP