Pas protestës së opozitës, Edi Rama këmbëngulë prapë: S’ka qeveri teknike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas protestës së Partisë Demokratike që bllokoi qarkullimin në gjithë vendin.

Kryeministri ka zgjedhur që qëndrimin e tij ta bëjë publik në bashkëbisedimin me ndjekësit në Facebook.  Në përgjigje të një komentuesi që i kërkon të hapë rrugë, Rama i thotë prerë se nuk ka qeveri teknike, por do të ketë votim më 18 qershor.

“Zotëri kur jeni i sigurtë për fitore ne zgjedhjet e 18 qershorit atëherë përse nuk e krijoni një qeveri teknike çfarë ju frikson..? Hapi rruge krizës që ka mbuluar gjithë politikën shqiptare… Neve si populle nuk va kemi borxh për të na sorollatu. Zoti kryeministër lëshoni pe dhe hapni rruge zgjidhjes…”, është pyetja që i drejton një qytetar Edi Ramës në Facebook.

Rama: Asim, sovrani flet me vote dhe ka folur në vitin 2013 me 1 milion vota për këtë qeveri! Kjo qeveri kontratën me Sovranin e ka deri ne javën e dytë të shtatorit 2017, kështu që kjo hapja e rrugës që thua ti, në fakt është dalje nga rruga që ka përcaktuar sovrani. Kriza nuk ka mbuluar gjithë politikën shqiptare po ka mbuluar nën Çadër Partinë Demokratike, që kërkon të luajë kukullash me ty e me gjithë shqiptaret. Kuptove Asim? S’ka qeveri teknike, ka votim me 18 qershor!”,- shkruan Edi Rama.

Komenti i Ramës u bë pak pas mbylljes së protestës se Partisë Demokratike. Protesta zgjati 1 orë dhe demokratët bllokuan akset kryesore të qarkullimit të mjeteve në gjithë vendin. Në minutat e fundit të protestës, Kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili ndodhej në sheshin “Shqiponja” tha se kjo protestë ishte model i qytetarisë. Ai falënderoi gjithë demokratët për sjelljen qytetare dhe mos shkaktimin e asnjë incidenti me forcat e rendit, apo dhe me qytetarët. Basha tha se protesta e  mbajtur sot është vazhdimi i rrugëtimit për republikën e re dhe theksoi dhe një hërë kushtet e PD për qeveri teknike.

LEXONI DHE:

Mbyllet protesta e opozitës, pa dhunë dhe këndohet himni

Bllokohen rrugët në gjithë Shqipërinë nga PD

Përfundon protesta e PD. Basha: Nuk ja lëmë vendin krimit

Bumçi: Policia provokoi protestuesit

Kriza/ Sot vijnë në Tiranë negociatorët e Brukselit

SHKARKO APP