Basha largohet nga Pallati i Kongreseve: Kërkesa për qeveri teknike e pandryshueshme
Kryetari i PD Lulzim Basha është larguar nga Pallati i Kongreseve, ku ndodhen Davod McAllister, Knut Fleckenstein, Rama-Meta e ambasadorët Lu-Vlahutin.
Pasi ka dalë nga ambientet e Pallatit të Kongreseve ka thënë për gazetarët se negociatat zyrtare nuk kanë nisur ende.
“Jemi zhvendosur këtu për të vazhduar me diskutimet. Nuk kanë nisur negociatat, jemi në proces të diskutimeve me ndërmjetësit e BE-së”, ka deklaruar Basha.
Kreu i PD-ës është larguar për një çast, por u kthye edhe një herë për të sqaruar gazetarët se “Nuk ka teknicienë, por jemi njohur me diskutimet për të vijuar më tej”. I pyetur se përse doli kaq herët nga takimi, Basha u përgjigj shkurt: “Mbaruam punë…”.