Burime nga PD: Rama pranoi zgjedhjet me 16 korrik, por jo qeveri teknike
Kanë rezultuar të pasuksesshme takimet e dyta në Pallatin e Kongreseve ku të pranishëm ishin kreu i PD-së, Lulzim Basha me negociatorin David McAllister nga njëra anë dhe nga ana tjetër Knut Flekenshtejn me kreun e PS-së Edi Rama dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta.
Mësohet se ka qenë mazhoranca fillimisht që ka propozuar kërkesat e saj. Kreu i PS-së dhe i qeverisë, Edi Rama mësohet se ka pranuar të shtyjë datën e zgjedhjeve që të bëheshin në datën 16 korrik, por që qeverinë ta udhëheqë ai.
Pra, argumenti i tij i deritanishëm se nuk ma lejon Kushtetuta për shtyrjen e zgjedhjeve paska qene e gjitha një farsë.
Por pas marrjes së propozimeve, kreu i PD-së ka qëndruar tek kërkesa e qeverisë teknike me mandat të qartë vetëm për organizimin e zgjedhjeve shkruan syri.net