Negociatorët e BE deklaratë për mediat në orën 23:00, pas takimit me Ramën e Metën

 Kryeministri Edi Rama,  kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe dy negociatorët e BE David McAllister  dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein pritet të zhvillojnë mbrëmjen e sotme një tjetër takim në kryesinë e Kuvendit.

Takimi pritet të zhvillohet në orën në orën 22:00. Në orën 23: 00 dy negociatorët pritet të japin një deklaratë për shtyp.

Ky është takimi i tretë pas atij të orës 15:00 dhe takimit të orës 19:00 në Pallatin e Brigadave, ku duket se nuk u arrit një marrëveshje me PD.

Në media kanë dalë detajet e parë mbi atë se çfarë përmban drafti i negociatave që u është propozuar partive politike nga negociatorët e BE David McAllister  dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein.

Mësohet se janë tre pika kryesore:

-Kreu i KQZ ti jepet opozitës

-Dënime të ashpra për personat që blejnë votën

-Ndryshime në polici

Ndërkohë PD-ja duket se nuk tërhiqet nga pika kryesore e protestave të saj, krijimin e një qeverie teknike.

SHKARKO APP