PS flet e para. Braçe: Mazhoranca ka pranuar dokumentin e negociatorëve

Deputeti socialist, Erion Braçe është politikani i parë që ka folur mbi atë se çfarë po diskutohet në negociatat mes PS-PD dhe ndërkombëtarëve.

Në televizionin “ReportTV”, Braçe u shpreh se mazhoranca ka pranuar dokumentin e negociatorëve McAllister dhe Fleckenstein për zgjidhjen e ngërçit politik.

Braçe tha se kushti i vetëm i maxhorancës është që opozita të votojë ligjin e Vettingut në Kuvend. “Mazhoranca ka pranuar dokumentin e ndërkombëtarëve, mjafton të votojë Vettingun. Çdo garanci për opozitën në tryezën me ne. Për ne është një dokument i pranueshëm që opozita të hyjë në procesin zgjedhore të marrë pjesë qetësisht në zgjedhje. PS nuk ka prekuar asnjëherë zgjedhjet nga ’91 e këtij, politike apo referendare. Ne kemi humbur mandate deputetësh dhe për një votë edhe për 5 vota, kemi pasur mundësi edhe të manipulojmë, por s’e kemi bërë. Opozita ka kërkuar këto, ndërkombëtarët i kanë gjykuar dhe ne jemi të gatshëm që t’i pranojmë”,  u shpreh Braçe.

SHKARKO APP