Kryeministri Rama: Nuk kam çfarë t’i bëj më Lulit! Zgjedhjet bëhen edhe pa PD

Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Korçës në një aktivitet politik, nga ku sulmoi PD-në pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës politike.

Rama foli edhe për negociatat e djeshme dhe tregoi se përse ato dështuan. “Ne shkuam në tavolinë për të biseduar pa kushte. Në tavolinë gjetëm vetëm të huaj. Kreu i PD-së nuk ishte fare në tavolinë. Kishte shkuar në një dhomë tjetër. Na thanë planin për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e pranuam. Por na thanë se donin edhe shtyrjen e zgjedhjeve se PD-ja nuk është gati dhe lëshimin e ca ministrave. Ne i thamë se mund t’i diskutojmë këto por më parë të votohet vetingu. Pa vetingun s’bisedohen këto”, tha Rama.

Kryeministri tha se nuk kanë çfarë t’i ofrojnë më Partisë Demokratike. “Çfarë ti ofrojmë më? Çfarë ti bëjmë Lulit? Ka zgjedhje edhe pa PD. Nëse PD-ja është kjo e çadrës, nuk ka çfarë i duhet vendit”,- tha Kryeministri Edi Rama.

Rama tha se pas 18 qershori, Vettignu nuk do të jetë më në dorën e PD.

“Si ta sjellim Lulin në zgjedhje? Dhe thonë o Lulin në zgjedhje o s’ka zgjedhje pa Lulin. Tirana e ka provuar Lulin, Shqipëria nuk ka ndërmend ta provojë. Shqipëria e ka provuar PD, 25 vjet, nëse PD është kjo, Shqipëria nuk ka nevojë ta provojë më. Nëse sot Vetting -u po vonohet se ne i kemi dhënë mundësinë të ndihen të barabartë, për hir të atyre që i kanë votuar, njerëzit e mirë që duan drejtësi. I kemi dhënë  mundësinë që të kenë 50 për qind të anëtarëve, ata nuk vijnë sepse bllokojnë ngritjen e komisioneve. Ama ky bllokim, më 18 Qershor nuk është më në dorën e tyre, por në dorën tuaj”,- tha Rama

Kryeministri komentoi dhe kërkesat e PD-së për qeveri teknike, duke thënë se çdo veprim i opozitës bëhet nga frika prej drejtësisë.

“Unë i kam aty poshtë. I kam komshinj, imagjinoni të keni komshinj një që bënë zhurmë gjithë natën. Mua më thonë të tjerët, si i duron. Ata duan ti përplasin shqiptarët me njeri-tjetrin që të shpëtojnë nga drejtësia. Që të shpëtojnë nga drejtësia po përplasin Shqipërinë me SHBA dhe BE. Duan qeveri teknike?  Po pse nuk shkojnë në zgjedhje? Këto janë muhabete të njerëzve që kanë frikë janë të tmerruar nga drejtësia. Por ne jemi të duruar, ne jemi të duruar sepse jemi më të fortët. Fuqia jonë është shembulli ynë”,- tha Rama.

Nga Korça Kryeministri ftoi të pranishmit t’i çonin një mesazh ish-Kryeminsitrit Sali Berisha. “Tu çojmë një mesazh, t’ja çojmë Saliut, ky shesh duhet të buças: Shqipëri, Shqipëri,.. Ne kemi një fuqi të madhe është dashuria për Shqipërinë”,- tha Edi Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154690528906523/

 

SHKARKO APP