Përfundon takimi i ambasadorëve me kreun e Kuvendit Meta
Ka përfunduar takimi i ambasadorëve me kreun e kuvendit Meta. Në zyrën e Kreut të Kuvendit ishin ambasadori i SHBA, Donald Lu, ambasadorja e BE, Romana Vllahutin dhe ai i OSBE, Bernd Borchardt. Mësohet se në qendër të takimit kanë qenë dështimi i negociatave për zgjidhjen e krizës politike me zyrtarët e PPE. Takimi i ambasadorëve me Metën zgjati 1 orë e 25 minuta.
Po sot, më herët kreu i Kuvendit Meta u takua me kryeministrin Rama. Krerët e maxhorancës, Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar këtë paradite, një ditë pas dështimit të negociatave nga zyrtarët ndërkombëtarë. Takimi që nisi rreth orës 09.30, zgjati për rreth një orë e gjysëm dhe për momentin asnjë prej tyre nuk ka dhënë detaje. Kryeministri Rama ka qënë i shoqëruar në këtë takim nga Taulant Balla dhe Ëngjëll Agaçi. Negociatat mes qeverisë dhe opozitës, me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, nuk ia dolën që të ulnin bashkë në një tryezë dialogu Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.