Emrat e 23 deputetëve që firmosën për Ilir Metën, President Republike

Ilir Meta është kandidati i vetëm për President të Republikës. Pas shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve të kandidaturës se tij janë publikuar dhe  emrat e 23 deputetëve që firmosen për Ilir Metën.

Meta është i vetmi kandidat për President, i cili ka qenë ish-kryeministër dhe momentalisht kryetar Parlamenti.

Lista:

  1. Luan Rama
  2. Petrit Vasili
  3. Kejdi Mehmetaj
  4. Silva Caka
  5. Ylli Shehu
  6. Edlira Çekrezi
  7. Petrit Gjoni
  8. Përparim Spahiu
  9. Spartak Braho
  10. Bujar Kllogjeri
  11. Bujar Derveni
  12. Robert Pirokapurani
  13. Robert Bitri
  14. Gledion Rahovica
  15. Agron Çela
  16. Monika Kryemadhi
  17. Shpëtim Idrizi
  18. Aqif Rakipi
  19. Mesila Doda
  20. Parid Cara
  21. Luan Duzha
  22. Tahir Muhedini
  23. Flamur Çela

Kreu i Kuvendit, njëherësh edhe kreu i LSI Ilir Meta pritet që sot të zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë. Seanca plenare për votimin e Ilir Metës në krye të shtetit do të zhvillohet sot në orën 17:00 në raundin e katërt të këtij procesi, pas dështimit të tre raundeve. Në orën 15: 21 nisi mblidhja e komisionit të ligjeve. Kandidati për President i Ilir Metës është propozuar nga  23 deputetë.

Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi deklaroi pas shqyrtimit të dokumentacionit se Kuvendi duhet të vijoj me procedurat për zgjedhjen e Ilir Metës kandidat për President.

Hysi u shpreh se Meta plotëson të gjitha kriteret ligjore për të garuar për këtë post.

Jetëshkrimi i Ilir Metës

Datëlindja: 24.3.1969

Vendlindja: Skrapar.

Edukimi:

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.

Master për Integrimin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

Veprimtaria profesionale:

2003-2004: Anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i drejtuar nga Giuliano Amato.

2002-2003: Pedagog i jashtëm në Fakultetin e Ekonomisë, UT.

Veprimtaria politike:

1992-2000: Nënkryetar dhe kryetar i Forumit të Rinisë Eurosocialiste.

1993-2003: Anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

1993-1996: Nënkryetar i Partisë Socialiste.

1993-1996: Sekretar i marrëdhënieve ndërkombëtare i PS-së. 1996-1997: Zëvendëskryetar i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë

1997-1998: Kryetar i PS-së së Tiranës.

1997-1998: Sekretar Shteti për Integrimin Europian.

1998-1999: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Integrimit.

1999-2002: Kryeministër.

2002-2003: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm.

Shtator 2004: Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

2004-2006: Anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, kryesuar nga ish-Kryeministri Italian, Giuliano Amato.

Shtator 2009 – shtator 2010: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme

Shtator 2010- janar 2011: Zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

10.09.2013: Kryetar i Kuvendit

Zgjedhur në:

Zgjedhur në legjislaturat: II, III, IV, V, VI, VII, VIII

Qarku: Tiranë.

SHKARKO APP