1 demokrat për 1 polic. 2700 vullnetarë të PD do sigurojnë protestën
Janë zbardhur edhe detaje e para nga organizimi i protestës madhështore të opozitës që pritet të nisë pas pak minutash.
Burime nga selia blu kanë bërë të ditur për SYRI.net se do të jenë 2700 anëtarë dhe vullnetarë të Partisë Demokratike të cilët do të sigurojnë që protesta do të jetë paqësore.
Ata do të vendosen si një perimetër sigurie që të mos ketë provokime me policinë.
Mësohet se ata do të jenë të dallueshëm nga protestuesit e tjerë pasi do të kenë shirita të zinj.