FOTOLAjM/ Basha në shesh bashkë me familjen e tij
Ashtu siç e kishte lajmëruar kryedemokrati Lulzim Basha i pret në sheshin para Kryeministrisë qytetarët shqiptarë së bashku me familjen e tij.
Dhe për të vërtetuar këtë, Basha sapo ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij.
“Koha Jonë” ju sjell foto nga marshimi i Bashës me vajzën e tij të vogël
“E ardhmja europiane e Shqipërisë do të kalojë nga autostrada referendare e 13 majit që do t’i japë zërin e popullit shqiptar, vulën e popullit shqiptar, qëndresës tuaj për zgjedhje të lira e të ndershme, të vetmet zgjedhje që do të bëhen në Shqipëri.
Ndaj bashkohuni me mua, me familjen time, me fëmijët e mi do të jemi këtu. Ejani me zemrat e mbushura me besim tek e nesërmja që na pret. Unë e kam parë këtë të nesërme që po vjen, ju po e ndërtoni ditë për ditë të nesërmen e Shqipërisë së shqiptarëve. Bashkë do të shembim çdo pengesë. Bashkë do të nxjerrim në pension kupolën politike të republikës së vjetër dhe këtë të fundit do t’ia dorëzojmë Muzeut Kombëtar në pavijonin e turpit”, tha ndër të tjera Lulzim Basha dy dite me pare.