Ministri i Brendshëm Xhafaj inspekton nga afër kordonët e policisë përgjatë bulevardit (FOTO)
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka vendosur t’i ndjekë personalisht nga afër të gjitha përgatitjet e forcave të policisë përpara nisjes së protestës së opozitës.
Sipas BalkanWeb, ministri Xhafaj ka lëvizur në këmbë përgjatë bulevardit ku po vendosen edhe kordonet policore nëpër institucione, ndërsa më pas është kthyer në zyrën e tij, nga ku mësohet se do të ndjekë zhvillmet e protestës.
Raportohet se mbi 2000 forca policore të angazhuar në terren për të mos lejuar prishjen e rendit dhe sigurisë. Kjo është përballja e parë e Xhafajt si ministër i Brendshëm me protestën e opozitës. Kujtojmë që para pak kohësh nga çadra, Basha u shpreh se Xhafaj do të bënte ministër vetëm nëse kalontë mbi trupat e opozitarëve.