Fati i Bashës, PD dhe durimi i zyrtarit amerikan Yee në dorën e Berishës
Tashmë oferta amerikane e zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Brian Yee është pranuar nga Lulzim Basha. Është pranuar edhe nga partitë aleate të PD-së. Pritet një mbledhje e kryesisë së PD në orët në vijim për të formalizuar vendimin. Por pas takimit me partitë aleate, Lulzim Basha ka ngjitur shkallët te zyra private e ish-kryeministrit Berisha. Ndërkohë ambasadori amerikan Donald Lu ka shkuar te kryeministri Rama për të folur për pranimin e ofertës së PD-së sipas propozimit amerikan, por ka një shtesë në kërkesë, siç thuhet nga burime në selinë blu; zgjedhjet nuk mund të zhvillohen dot me 18 qershor. Mendohet 16 ose 23 korriku.
Deri këtu të gjitha janë të qartë. Por nuk dihet nëse gjithë këtë pragfeste dhe marrëveshje e ka miratuar Sali Berisha. Këtu mbetet “asi nën mengë”,siç tregojnë në PD dhe PS.
Pra pritet dhënia e lejes nga ish-lideri i PD-së. Me pas janë çështje teknike modalitetesh. Ndërkohë zyrtari i lartë amerikan Hoyt Brian Yee po pret në Tiranë në zyrën e ambasadës amerikane ka dhënë një ultimatum.
24 orë pret ai!
Me pas Hoyt Brian Yee nxjerr nga xhepi i majtë projektdeklaratën më të rëndë të Departamentit Amerikan të Shtetit për personin apo partinë, e cila nuk pranon ofertën amerikane që ka në thelb paketën e BE.
Projektdeklarata amerikane është masakër ndaj atij që refuzon dhe destabilizon Shqipërinë.
http://albanianews1.al/fati-i-bashes-pd-dhe-durimi-i-zyrtarit-amerikan-yee-ne-doren-e-berishes/