Negociatat, Rama anulon takimin në Dibër
Takimi i parashikuar i kryeministrit Edi Rama me votuesit e rinj të qarkut të Dibrës nuk do të zhvillohet. Mësohet se takimi është anuluar dhe për këtë janë njoftuar edhe strukturat e Dibrës.
Ndonëse nuk ka një komunikim zyrtar, mendohet se shkak për anulimin e takimit të jenë bërë negociatat intensive që po zhvillohen me palëve për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike.
Rama priti më herë në zyrë ambasadorin amerikan Donald Lu. Kryeministri nuk ka lëvizur nga zyra e tij dhe pritet të qëndrojë deri sa të ketë një dakordësim mes palëve.