Përgjigjet Edi Rama: Zgjedhje më 18 qershor. Nuk pranojmë presionin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për arsyet e dështimi të negociatave me Partinë Demokratike dhe opozitën. Në një reagim të Partisë Socialiste, Kryeministri pranon se shkak është data e zgjedhjeve nga e cila PS nuk tërhiqet.
Pa dhënë asnjë detaj mbi çfarë është negociuar, Edi Rama thekson se nuk pranon asnjë Pazar për datën 18 qershor.
“Per Partine Socialiste, rezultat pozitiv do te thote garanci si asnjehere per opoziten ne zgjedhjet e 18 qershorit, ne respekt te Kushtetutes, ligjit, interesit te qytetareve shqiptare dhe sugjerimeve dashamirese te partnereve tane nderkombetare”,- thuhet në deklaratën e PS.
Me sa duket tani po del hapur se kush ka qenë kundër paketës MCAllester. BE dhe Uashingtoni po kuptojnë se cili ishte në thelb kundër negociatave dhe ofertave euroatlantike. PS-ja nuk pranon asnjë shtyrje zgjedhjesh siç është në paketën MCAllester, ndonëse opozita pranoi mbrëmë futjen në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër dhe votimin e Vettingut pa asnjë kusht. PD-ja kërkoi vetëm të negociohet data e zgjedhjeve, gjë të cilën sot Edi Rama e mbylli si mundësi marrëveshje.
Po shkojmë me qejf të madh drejt sherrit dhe përplasjeve duke mos e ditur fundin, i cili do jetë i tmerrshëm për të gjithë.
Deklarata plotë e Partise Socialiste:
“Partia Socialiste shpreh keqardhjen per abuzimet mediatike te te ashtuquajturit koalicion opozitar, me nje proces shume serioz dhe delikat perpjekjesh per ta kthyer Partine Demokratike ne rrugen e arsyes.
Angazhimi ne keto perpjekje edhe i partnereve strategjike amerikane, pas ezaurimit te te gjitha perpjekjeve te miqve e partnereve europiane te Shqiperise (dhe te vete Partise Demokratike), eshte mirepritur dhe konsiderohet prej nesh si mundesia e fundit per Partine Demokratike per te hequr dore nga shantazhet e rruges dhe per t’u kthyer ne rrugen e gares demokratike.
Partia Socialiste e mbeshtet fuqimisht kete perpjekje te fundit dhe do te prese me durim, duke shpresuar deri ne sekonden e renies se gongut te fushates zyrtare, per nje rezultat pozitiv ne funksion te perfshirjes se PD-se ne zgjedhje. Per Partine Socialiste, rezultat pozitiv do te thote garanci si asnjehere per opoziten ne zgjedhjet e 18 qershorit, ne respekt te Kushtetutes, ligjit, interesit te qytetareve shqiptare dhe sugjerimeve dashamirese te partnereve tane nderkombetare.
Filozofia e Partise Socialiste, e misheruar ne programin e ne betejen e perditshme te qeverise sone per te bere shtet, nuk perjashton askend dhe per asnje arsye. Rregullat e bashkejeteses demokratike, nuk vlejne vetem per qytetaret po edhe per partite politike. Asnje parti politike dhe as te gjitha partite politike se bashku, nuk mund te pretendojne as te dalin mbi keto rregulla, e as te bejne pazare me keto rregulla. Perkundrazi, Partia Socialiste beson, se duhet te jete forca e shembullit ne perpjekjen per te bere shtet dhe jo shembulli i forces qe thyen rregullat qe asnje qytetari nuk i lejohet te thyeje.
Shqiperia Europiane per Partine Socialiste nuk eshte sllogan, po nje shtet dinjitoz, ku askush nuk eshte mbi Kushtetuten dhe ligjin“.
LEXONI EDHE:
PD: Pranuam ‘Paketën McAllister+’. Tani Rama të thotë “Po”
Deklaratë urgjente e LSI
Paketa e DASH për krizën, zbulohet kush u tërhoq nga dialogu
Reagimi i PS pas mbledhjes së opozitës
Braçe akuzon Bashën: Gënjeshtrat të janë kthyer në hall
TCH: Marrëveshja sot? Burimet: Palët, më afër se kurrë
Deputeti i PD ngacmon Ramën për negociatat
A mund të ndryshohet data e zgjedhjeve? Reagon Bylykbashi
Doda shpërthen ndaj Ramës e Bashës: Kalamaj, na e shpifët!