Basha flet për përjashtimin e figurave të PD nga lista e kandidatëve

Më shumë se për emrat që kandididoi në listën e kandidatëve të PD për 25 Qershorin, deklarata e Bashës pasi ka dalë nga KQZ, ishte për ata që përjashtoi nga lista.

“Ka qenë një proces kur duhet të bëheshin zgjedhje të vështira. Une i kam bërë këto zgjedhje të vështira. Me personalitete, që mbështesin Republikën e Re. Në listë ka shumë emra të rinj” tha Basha.

Lista u botua në orët para të së shtunës, në minutat e fundit të afatit kohor, për të penguar të pakënaqurit të regjistrohen të pavarur.

Në listat për zgjedhjet e 25 qershorit Lulzim Basha ka larguar nga PD rebelët dhe deputetët që e kanë kritikuar. Në total janë  larguar 27 deputetë nga grupi aktual.

Lulzim Basha ka përjashtuar Jozefina Topallin, Bregun, Selamin dhe Patozin, të cilët kanë qenë kritikë ndaj tij për drejtimin e opozitës, ndërsa përpos tyre ka vendosur që të spastrojë  nga ‘erën Berisha’ edhe nga ish-ministra, Bode, Imami, Tafaj etj.

Basha ka vendosur që të ndërtojë skuadrën e tij të re duke u besuar të rinjve, nga vajza e Azem Hajdarit, Salianji, Grida Duma dhe deri te Besnik Aliaj, por është lënë jashtë kreu i Forumit Rinor Këlliçi.

SHKARKO APP