Basha s’e përfshiu në listën e PD, Topalli ka një mesazh

Jozefina Topalli është një ndër emrat e vjetër të PD-së, që nuk janë përfshirë nga Basha në listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Ndonëse ende nuk kemi një koment nga Topalli për listën e PD-së, pjesë e së cilës nuk është as ajo, si shumë emra të tjerë të rëndësishëm në këtë parti; në rrjetin social “Facebook” ajo ka dhënë një mesazh.

Mëngjesin e sotëm Jozefina Topalli ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

“Te dashur miq
Urimet me te ngrohta me rastin e fillimit
te muajit te madhnueshem te Ramazanit, per ju besimtare musliman.
Agjerim te lehte , te mbare e te pranuar.
Eshte koha per te forcuar besimin, dhembshurine , drejtesine e te vertetat”, shkruan Topalli.

Lista e Partisë Demokratike me emrat e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 25 qershorit, kishte surpriza. Shumë nga drejtuesit aktualë të Partisë Demokratike kanë mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë.

SHKARKO APP