Denoncimi/ “Shihni se si anëtari i PS-së dhunoi të riun e LSI-së” (Foto)

Kandidatja për deputete në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho ka denoncuar sot një ngjarje të paprecedentë, ku sipas saj një maturant, anëtar i LSI-së është dhunuar nga një anëtar i PS-së.

Me anë të një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, Xhixho pohoi se personi që ka dhunuar të riun është me precedent penal. “I bej thirrje përfaqësuesve te PS-se dhe zonjes Antoneta Dhima qe drejton fushaten aty qe te distancohen dhe te denojne aktin e dhunës”, citohet në mesazhin e Xhixhos.

Anetari i LSI i dhunuar

MESAZHI I XHIXHOS
Kjo nuk eshte Shqiperia qe duam. Ky eshte Orgest Grembi, maturant i cili ka vendosur te votoje LSI, per nje drejtim te ri per Shqiperine. Por sot ai eshte dhunuar dhe goditur pikerisht nga nje anetar i Partise Socialiste, me precedent penal, pikerisht sepse ka pohuar se eshte nje votues i LSI-se. Kjo eshte nje ngjarje e rende dhe shprehje e panikut qe Rilindja ka, per shkak te rritjes se LSI dhe mbeshtetjes shume te madhe qe LSI sot gezon nga te rinjte shqiptar. I bej thirrje perfaqesuesve te PS-se dhe zonjes Antoneta Dhima qe drejton fushaten aty qe te distancohen dhe te denojne aktin e dhunes. LSI nuk ndalet dhe nuk stepet nga asgje dhe askush. Jemi force e pare. Jemi gati per nje drejtim te ri.

SHKARKO APP