Durrës – Shëtitorja ‘Taulantia’, rruga kutërbon nga ujërat e zeza që derdhen në det

Shëtitorja Taulanti me të cilën krenohen qytetarët e Durrësit kutërbon nga ujërat e zeza që mund të shihen mes sy të lirë teksa derdhen në det. Qytetarët thonë se rrugës i mungon ndriçimi ndërsa ndihet fort edhe era e leshterikëve të papastruar në bregun e detit. Me këto probleme,Taulantia vetëm shëtitore që nuk mund të quhet. 

Shëtitorja e vetme e Durrësit, “Taulantia” duket se nuk e meriton emrin pasi aty është pothuajse e pamundur që qytetarët të shëtisin.  Era kutërbuese e ujërave të zeza dhe mungesa e ndriçimit janë problemet më të dukshme, me të cilët përballen qytetarët në shëtitoren tradicionale “Taulantia”, që njihet ndryshe si Vollga. Ujërat e zeza duken me sy të lirë teksa derdhen në det, nëpërmjet kanalizimeve të vjetra. Qytetarët thonë se vendi qelbet nga ujërat e zeza dhe nga bregdeti i mbushur me shtresa leshterikësh.

Qytetarja 1: Dalim cdo mëngjes dhe pisllëku në majë deri në orën 8.

Qytetarja 2: Ke mall të çohesh në mëngjes të hapësh dritaren, të vijë ajo era e freskët, duhet ta mbyllësh nga ç’ishte.

Qytetarja 3: Qelbet, është edhe verë dhe vapë, ajo është vetëm mikrobe. S’ka ajër të pastër.

Qytetarja 4: Sivjet nuk është kapur fare me dorë se vjet erdhën nja dy herë ta pastronin.

Qytetarja 5: Durrësi ka qenë shumë i pastër përpara, tani zero.

Mungesa e higjenës në shëtitoren “Taulantia” përbën problem për të gjithë, pasi është e vetmja shëtitore me të cilën krenohet qyteti i Durrësit.

/oranews

SHKARKO APP