LSI: Saimir Tahiri po ble vota në Bashkinë e Vorës. Ja emrat e sekserëve
Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi sot skenarët për blerjen e votave në Bashkinë e Vorës. Në një deklaratë zyrtare nga selia e LSI, Eriona Bixha, kandidate e për deputete në Tiranë akuzoi direkt ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Duke folur me emra konkretë dhe targa makinash ajo ka bërë thirrje në emër të partisë së saj që policia të marrë masat e nevojshme për të ndaluar fenomenin e turpshme të shitblerjes së votës.
“Uragani i fitores plebishitare është kthyer në makth për disa forca politike. Denoncoj drejtuesin e shitblerjes së votave në Vorë, Agim Kajmaku, që makinën e tij voksvagen e ka shndërruar në bankë, ku në bashkëpunim me drejtues të policisë në përkrahjen e Saimir Tahirit bëjnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi”- tha ajo.
Më tej, ajo ka denoncuar edhe Edi Kajmakun drejtori i ujësjellësit në Kombinat, dhe Ladi Kajmaku që sipas saj janë më të besuarit që përgatisin zonën dhe ushtrojnë presion në bashkinë e Vorës. LSI ka denoncuar edhe shtetasin Rexhep Shehi dhe Dritan Stoka, punonjës i ALUIZNI. “I bëj thirrje drejtorit të ALUIZNI të shmangë shpërndarjen e legalizimeve për qëllime elektorale. I bëjmë thirrje policisë së shtetit, të marrin masat e nevojshme për ti thënë stop fenomenit të turpshëm për Vorën”- tha ajo.
Ky është denoncimi i radhës i LSI-së për zyrtarët e lartë të PS-së. Më herë ka pasur denoncime për incident dhune dhe presione ndaj militantëve të LSI-së. Ndërsa sot për herë të parë emri i një ish-ministri dhe zyrtari të lartë të Partisë Socialiste përmendet si autor i planit për blerje votash.
Deklarata e plotë e Kandidates në listën e LSI për Tiranën, Eriona Bixha:
STOP PRESIONEVE DHE SHIT-BLERJES SE VOTAVE!
Si nje kandidate e re, realisht nuk mund te qendroj indiferente ndaj nje situate kaosi dhe presioni te vazhdueshem qe po ushtrohet banoreve te Bashkise Vore!
Ndihem e indinjuar, e revoltuar qe disa persona mendojne qe me leke mund te blejne lirine dhe dinjitetin e banoreve te Vores dhe ne menyre te vecante te te rinjve aty!
Uragani i fitores plebishitare qe LSI do te kete ne 25 qershor eshte kthyer ne mankth per disa forca politike.
Dua publikisht te denoncoj “Drejtuesin” e shit-blerjes se votave ne Bashkine e Vores, Agim Kajmakun, i cili e ka shnderruar makinen e tij tip “Volkswagen” te zi ne nje Banke, ku ne bashkepunim te plote me drejtues te komisariatit te Vores( dhe per kete mund te verifikoni tabulatet telefonik) dhe nen perkrahjen e ish- Ministrit te Brendshem Saimir Tahirit, cdo nate organizojne skemen e shperndarjes se parave, shtepi me shtepi!
2 niperit e tij Edi Kajmaku ( drejtor i ujesjellesit ne kombinat), i cili leviz me nje makine Benz c class me targa AA988OD dhe Ladi Kajmaku jane njerezit me te besur te cilet pergatitin terrenin dhe ben presione lart e poshte neper zone.
Keta ishin disa nga emrat qe mbulojne zonen e Prezes, Mucaj dhe Marqinetit.
Nderkohe, shtetasi Rexhep Shehi i cili leviz me mjetin benc c class me targa AA 689 GM dhe shtetasi Ledio Sorra I cili leviz me mjeton Peugot me targa AA 023AV mbulojne shit-blerejn e votave ne zonen e Picarit dhe Gjokaj. Gjithashtu, edhe Berxulli ka perfaqesuesin e tij ne kete mireorganizim I cili eshte shtetasi Dritan Stoka, punonjes I Aluiznit.
Ketu, dua ti terheq vemendje drejtorit te Aluiznit per shmangjen e shperndarjes se legalizimeve per qellime elektorale. Legalizime te cilat kane perfunduar procedurat ligjore muaj me pare shperndahen sot per efekt blereje votash.
Dua ti bej thirrje publike Policise se Shtetit ( edhe pse sot jam e bindur qe makinat e personave ne fjale mund te kene ndryshuar sic do dite) te marr masat e nevojshme, per ti thene stop ketij fenomeni te turpshem, te pa skrupullt dhe shkaterrues per banoret e nderuar te Bashkise Vore.
Jemi ne dijeni te plote edhe te skenareve qe po pergatiten per aktiviste te LSI ne Vore, nga Ish- drejtues te larte te Policise, ne kujdesjen e vecante te Ish- Ministrit te Brendshem Saimir Tahiri te cilet kurrsesi me mashtrimet, me arrogancen dhe babezine e tyre nuk mund te blejne votat e vajzave, nenave, te te rinjve te mrekullueshem dhe banoreve te Vores.
Vora e di qe shansi i saj per te “thyer” njehere e pergjithmone kete fenomen te tmerrshem, si dhe per ti dhene vetes shanse per jetese me te mire, pune te mirepaguara dhe mireqenie me te larte eshte te votoj nr. 1!
Lerini njerezit te votojne te lire, te qete dhe me besim me 25 qershor !
25 qershori eshte dita e shqiptareve, eshte dita e votes se lire!