Ndahet nga jeta portieri i njohur i Lokomotivës së Durrësit, Naim Dollaku

Është ndarë nga jeta portieri i njohur i Lokomotivës së Durrësit, Naim Dollaku.

Sot paradite ai ka qenë ne gjirin e miqve dhe shokëve, tek rrufiste kafen e përditshme, duke kujtuar kohen e rinisë  e të futbollit.  Dollaku vuante nga zemra, është operuar së fundmi dhe bënte dhe terapinë specifike

Naimi në moshen 15-16 vjeçare u aktivizua me të rinjtë e Durrësit, duke qene zbulim i trajnerit te moshave per kohen Fiqiri Dervishi. Ishte viti 1965. Eshte aktivizuar 4 vite me te rinjtë, duke u vlerësuar pas nje anketë portieri më i mirë në Shqipëri për këtë kategori moshash.

Në vitin 1967, në Durrës për 10 muaj erdhi të punojë trajneri i famshëm Loro Boriçi dhe menjëherë e perfshiu Dollakun në formacionin e ekipit të parë.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, Naim Dollaku kthehet në Durrës pranë Lokomotivës dhe aktivizohet si portier I parë, duke zevëndësuar portierin e shkëlqyer Teli Ciko. Dollaku u largua nga futbolli në vitin 1982. Gjatë karrierës së tij sportive me Lokomotivën, ai është  drejtuar nga trajnerët Refik Resmja, Abdulla Duma, Petraq Ikonomi, Nysret Shyti. Vitet më të arta të Lokomotivës së këtij dhjetëvjeçari (1970-1980), ishin nën drejtimin e të mirënjohurit Skënder Jareci.

 Të paharruara mbeten për Dollakun, dy ballafaqimet me Labinotin e Elbasanit, në finalen e Kupës së Shqipërisë në vitin 1975. Formacioni i Teutës në atë kohë ishte: Naim Dollaku në portë, në mbrojtje Kristaq Toçi, Osman Kapidani, Josif Ristani, Niko Jani, në mesfushë Edmond Miho, Edmond Pasha, Agim Likmeta, Alfred Filjari dhe në sulm Agim Bulku dhe Fatmir Hima.

 E veçanta e Naim Dollakut ka qene suksesi në pritjen e penalltive. Nga 25 të tilla, Dollaku  ka pritur plot 19.

 Naim Dollaku mbetet nga figurat më popullore në futbollin durrsak, pasi ka qene shumë masovik dhe gojëëmbël. Humbja e tij e papritur ka shokuar tërë opinionin sportiv dhe qytetarët e Durrësit.

Intervistë e dhënë në vitin 2013

Durrës, 1 shkurt 2013 – Naim Dollaku është një nga portierët më të suksesshëm të skuadrës durrsake të futbollit. Naim Dollaku ka kujtuar momente nga jeta e tij e pasur sportive, që nga koha që është aktivizuar si portier me të rinjtë e Lokomotivës deri në mbylljen e karrierës së tij në vitin 1982. E veçanta  e portierit Dollaku është se ai pothuajse gjatë gjithë kohës që aktivizohej me skudrën ka qenë në një gjendje shumë të mirë sportive, madje ka edhe një tregues shumë të lartë në pritjene 11 metërshave, nga 25 të tillë ka pritur 19.

Si ka qenë momenti kur ju jeni futur në sportin e futbollit, çfarë mbani mend tani pas shumë vitesh?

Mbaj mend që ka qenë viti 1963. Unë  luaja me shkollën futboll, ndonëse isha në një farë mënyre edhe notar dhe gjatë një loje që zhvillonim me djemtë e tjerë të shkollës tek stadiumi, më pa traineri i të rinjve, Fiqiri Dervishi. Ai ishte duke pritur që të niste stërvitjen me skuadrëne  vet, por gjatë lojës unë prita një penallti (isha në pozicionin e portierit) dhe kjo ka qenë një shkak që Fiqiriu, i cili më kishte marrë edhe si përforcim në Tiranë në ndeshje me pallatin e  pionerëve ku ne fituam 2-1, të më propozonte që unë të vija të stërvitesha me skuadrëne të rinjve si portier. Kështu fillova rregullisht stërvitjen me të rinjtë e Durrësit në vitin 1965 dhe dua të them se pata edhe pak fat, pasi në atë kohë që unë hyra si portier i dytë, ai që ishte i parë shkoi me skuadrën e të rriturve dhe në këtë mënyrë që në moshë 15-16 vjeç kam liajtur portier i parë me të rinjtë. Me këtë skuadër kam luajtur 4 vjet dhe mbaj mend se gjatë kësaj kohe u bë një sondazh ku nxorën 11 lojtarët më të mirë të vitit nga të rinjtë dhe unë dola portieri më i mirë. Pas këtyre viteve me mua ka punuar shuëm dhe më ka dhënë një ndihmë mjaft të madhe traineri Nestret Shyti, i cili ëshsë më i miri për mua në qoftë se do të bënim një renditje të tillë. Në ato vite skuadra e të rinjve ka qenë një skuadër mesatare, ndërsa në vitin 1967 kalova me ekipin e të rriturve të Lokomotivës me trainer Loro Boriçin, i cili ndenji vetëm 10 muaj trainer i Durrësit, pasi shkoi tek Partizani.

Çfarë ndodhi më pas në skuadrën e të rriturve?

Në kohën që kalova ne ekipin e Lokomotivës, portier i parë ishte Teli Ciko, një nga portierët më të mirë të Durrësit. Pasi ndenja një vit, unë shkova ushtar në Tiranë dhe ër 16 muaj nuk munda të aktivizohesha asnjëherë me ndonjë skuadër. Gjatë kësaj kohe deshi të më merrte Loro Boriçi tek Partizani, por unë nuk pranova pasi do të më shtyhej edhe një vit ushtra. Gjatë koëhs që isha ushtar u zhvillua spartakiada e ushtrisë  dhe unë dola portieri më i mirë, megjithëse në spartakiadë morën pjesë të gjithë portierët dhe lojtarët e njohur të vendit. Pas përfundimit të ushtrisë në vitit 1969-1970 unë u ktheva në Durërs dhe nisa përsëri stërvitjen me Lokomotiën duke qëndruar aty deri në itin 1982, kohë në të cilën lashë futbollin. Në këtë vit trainer i Durrësit ishte Refik Resmja dhe ndihmës Avdulla Duma dhe pas tyre Petraq Ekonomi dhe Nestret Shyti. Më vonë ka ardhur trainer Skënder Jareci për gati 3 vjet dhe duhet theksuar se këto tre vite kanë qenë më të mirat për ne.

Përse kanë qenë vitet më të mira?

Në fakt formacioni i atyre viteve i Lokomotivës ishte pa dyshim më  miri në vend dhe në rast se nuk do të bëheshin favorizimet që dihen nga të gjithë ndaj skuadrave të artzanit dhe Dinamos, Lokomotiva do të dilte kampione e vendit. Formacioni që unë kam në mendje si tani përbëhej nga unë në portë bashkë me portierin tjetër Lad Ajazin, nuk dua të bëj dallime pasi ne ishim të një niveli dhe shkonim shumë mirë me njëri-tjetrin, flinim bashkë në një dhomë. Më pas në mbrojtje në krahun e djathtë ishte Kristaq Toçi, mbrojtes i qendrës Osman Kapedani, Sif Ristani dhe Niko Jani mbrojtës i majtë, më pas vinte mesfusha me Eduard Mihon, Agim Likmetën, Skëder Paçon, Fred Filiarin dhe në sulm Agim Bulkun dhe Fatmir Himën. Me këtë formacion ne shkuam në finale të kupës së republikës duke zhvilluar dy ndeshje ndaj Labinotit të Elbasanit duek zhvilluar dy ndeshje shumë të bukura, të paharruara, por që i humbëm që të dyja me rezultat 0-1.

Cila ka qenë ndeshja më e bukur për ju?

Ka shumë ndeshje të tilla, por dua të veçoj një ndeshje që është zhvilluar në Shkodër dhe është bërë shumë zhurmë për të. Ne fituam 3-0 me Vllazninë, në një ndeshje shumë të fortë. Loja pothuajse është zhvilluar në gjysëmfushën tonë, unë kam qenë në bombardim për 90 minuta rresht, por ne fituam me tre gola të shënuar 1 nga Gim Bulku dhe 2 Mir Hima. Jemi kthyer në Durrës afër mesnatës dhe në hyrje të qytetit të Durrësit kanë dalë shumë njerëz ër të na pritur. Na bllokuan autobuzin dhe mua së bashku me Mir Himën na kanë marrë në krah duke mos na zbritur për asnjë çast deri tek dera e shtëpisë. Dua të theksoj se skuadra e Vllaznisë në atë kohë kishte lojtarë si Sabah Bizi, Zan Rragami etj.

A vlerësoheshin talentet që dilnin nga rrethet dhe cilat skuadra kanë qenë të privelegjuara në atë kohë?

Nga rrethet ka pasur shumë lojtarë të mirë, por ata detyroheshin të luann me skuadrat e Tiranës, se ndryshe nuk kishte aktivizim në ndeshjet ndërkombëtare. Edhe me Lokomotivën ne nuk mundëm të bëjmë asnjë ndeshje ndërkombetare, vetëm një turne miqësor në Rumani. Partizani dhe Dinamo kanë qenë dy skuadrat më të privelegjuara, duke filluar nga federata, më pas nga arbitrat e kështu me radhë. Nuk ishte e paktë që të mos mbështeteshin këto skuadra, pasi kishte figura të lartatë ushtrisë dhe shtabit të përgjithshëm që interesoheshin për Partzanin. Nga ana tjetër edhe për mua pati vlerësime të shumta, sidomos për pritjen e 11 metërshave. Nga statistikat që janë botur dhe që gjenden edhe në historikun e futbollit, nga 25 penalti që janë akorduar kundër meje, unë kam pritur 19 dhe në penalltitë që kam pritur kanë qenë lojtarë si Paajot Pano, Ramzan Rragami, Gogoni dhe Xhaja të Lushnjes, Arapi i Vlorës etj. Sigurisht sukesi im në pritjen e penalltive nuk ishte rastësor. Pas përfundimit të stërvitjes së rregullt, unë bëja edhe një orë më shumë stërvitje për pritjen e penalltive me Niko Litën. Nga ana tjetër interesohesha edhe për të gjitha skuadrat, kush gjuante penallti në to dhe në cilin krah gjuanin përgjithësisht. Në një ndeshje që kemi zhvilluar me Lushnjen për kupën kam pritur 5 penallti gjithsej. Nddeshja e parë kishte përfunduar 10 për ne, e dyta 1-0 për Lushnjen. Unë prita 1 penallti gjatë lojës dhe 4 gjatë akordimit të 11 metërshave pas përfundimit të shtesës, por për fat të keq, u eleminuam nga kupa.

Cilët janë portierët më të mirë për ju?

Për mua janë dy: Jan Jarama i Diamos dhe Shefa i Lushnjes. Këta të dy ishin më të mëdhenj se unë, por kam luajtur me ta, Jan Jarama ka qenë shumë elegant, kurse Shefa potent dhe shumë trim. Lidhur me skuadrën e  Durrësit dua të përmend Teli Cikon dhe Lad Ajazin, të cilët kanë qenë portierë shumë të mirë.

Një vlerësim për futbollin e sotëm?

Sot i shoh ndeshjet më shumë në televizor dhe duhet thënë se e reja është më e avancuar. Nga ana tjetër e them me bindje se sot për sot, ose të paktën deri tani, vitet më të lavdishme të futbollit shqiptar kanë qenë në vitet 70-86. Në ato vite futbolli ynë ka qenë më mirë, pavarësisht rezultateve.

/ Agjencia e lajmeve “Dyrrah” / 

SHKARKO APP