Shkarkimi i Zv.ministrit/ Këshilltari i deputetëve të LSI: Ramës i prekën sejmenin e arave me hashash
Këshilltari i deputetëve të LSI-së, Dritan Kaba ka reaguar për shkarkimin e zv/ministrit të Brendshëm nga kryeministri Edi Rama.
“I preken sejmenin e arave me hashash, reagon “Dielli”, askush te mos e preke taksambledhesin e drogës”,- shkruan Kaba në Facebok.
Vetëm dy orë pas publikimit të një mesazhi telefonik, ku zëvendësministri i Brendshëm, Ilir Marko i përgjigjej Saimir Tahirit për një akuzë personale, Kryeministri Edi Rama ka vendosur shkarkimin e Zv/Ministrit.
Në motivacionin e shkarkimit të firmosur nga Kryeministri, thuhet: “Për shkelje të papranueshme të etikës zyrtare, në papajtueshmëri të plotë me detyrën e lartë që kryen dhe në shkelje të normave më elementare të komunikimit publik, urdhëroj shkarkimin nga posti i zv.ministrit të punëve të brendshme z.Ilir Marko”.
Më herët, u publikua një mesazh i Markos ku i kujtonte Saimir Tahirit se nuk ishte ai që e përgjoi, por institucionet ndërkombëtare për trafikun e drogës. Gjithashtu, Mako i kujtonte Tahirit se të njëjta institucione i dërguan Edi Ramës ultimatum për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm.