Luan Rama, thirrje publike Edi Ramës: Njeriu yt u kap duke ndarë paratë e drogës për të blerë vota
Zv/Kryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar pas publikimit të vido skandalit ku një kryetar lokal i PS, por njëkohësisht edhe drejtor i OSHEE i zonës, filmohet duke blerë vota në Vorë.
Luan Rama kërkon nga Kryeministri të reagojë për këtë skandal. Ai i bën thirrje prokurorisë që të reagojë menjëherë.
Postimi i Luan Ramës në Facebook:
“Kryeministri që doli me vrap e ngatërroi gjithë dynjanë duke akuzuar padrejtësisht Ilir Hysin e LSI-së për një makinë që përdorej nga rilindasit për të shpërndarë para në këmbim të votës, përse nuk del edhe tani e të na thotë si ndjehet me këtë rilindasin e Vorës që është kapur me zë e me figurë duke ndarë paratë e drogës për të blerë vota?!…
Rasti i denoncuar nga Stop-i është vetëm një rast në morinë e qindra rasteve të rilindasve që me paratë e kanabisit dhe të korrupsionit, tentojnë të blejnë votat e qytetarëve!
Duhet reagim i menjëhershëm nga Prokuroria dhe Ministria e Brendëshme për të zbatuar ligjin me rreptësinë më të madhe!”,- shprehet Luan Rama në një koment në Facebook.